Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ CVERNA ZVEZDA/ Hoxhallari gati, tani Egbo më i qetë për skemën. Ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”

Tirana fiton edhe Erjon Hoxhallarin. Lojtari, i cili humbi sfidën me Tbilisin për një hematomë në kofshë, doli dje në stërvitje. Pas rezonancës dhe kontrolleve të imtësishme lojtari rezultoi që nuk ka gjë dhe dje punoi plotësisht.

Hoxhallari

Me shumë mundësi, mbrojtësi i majtë do të jetë në pankinë, gjithmonë nëse nuk preferohet si titullar. Nga ana tjetër, në vend të tij në fushë pritet të jetë Marsel Ismajlgeci.  Gjithsesi, deri në sekondën e fundit ka kohë për të vendosur për formacionin.

FORMACIONI – Tirana me të gjitha gjasat do të ketë të njëjtën 11-she si në Gjeorgji, duke filluar nga Lika në portë. Mbrojtja do të përbëhet nga Toshevski, Najdovski, Vangjeli dhe Ismajlgeci. Batha e Çelhaka do të jenë digat e mesfushës. Para tyre, triada Kale, Torasa e Kobina, ndërsa në sulm i vetëm Ernest Muçi, i cili gatoi golin e dytë në Tbilisi. Skuadra duket e kolauduar dhe mund të bëjë gjëra të mëdha në fushën e lojës.

fORMACIONI I MUNDSHEM

STËRVITJA – Ekipi punoi shumë mirë gjatë pasdites së djeshme. Madje, pati edhe mbështetjen e “Tirona Fanatics” që i dhanë zemër skuadrës. Tirana humb pa fund nga ndeshja pa tifozë.

tIFOZET E tIRANES LOGO

Nëse Crvena Zvezda do të vinte në kryeqytet në një kohë tjetër, stadiumi “Air Albania” do të ishte plot. Me një llogari të thjeshtë, ku 500 lekë është bileta, Tirana do të fitonte 110 milionë lekë nga biletat. Po nëse vendoseshin çmimet e derbit, është e sigurt që bardheblutë do të grumbullonin 250 milionë lekë nga biletat.

Related posts

Ambicie prej ditës së parë, Reginaldo: Tek Kukësi për GOLA dhe TROFE

Isa.Autor

TRANSFERIMI TEK ATLETICO/ Griezmann “u detyrua” të priste flokët: ishte e nevojshme për një motiv

Delo.autor

“NUK MË TREMB ASKUSH”/ Flet Anthony Joshua: Ruiz boksier lokalesh, pasi ta mposht…

Delo.autor

Leave a Comment