Futboll Kategoria Superiore Sport

“FUTBOLLI ËSHTË I PAMËSHIRSHËM”/ Torasa pas eliminimit nga Crvena Zvezda: Nuk ka mbaruar aventura europiane për ne

Agustin Torasa ish-te lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidën me Crvenën. Argjentinasi në të dyja takimet e Champions-it ka shkëlqyer, duke shënuar një gol në Tbilisi, ndërsa në Tiranë truri i skuadrës. Për “Panorama Sport”, lojtari pranoi se ndeshja duhej të fitohej nga Tirana, ndërkohë që bardheblutë duhet të ishin kualifikuar. Gjithsesi, në fund, argjentinasi pranon se tani qëllimi është për të luajtur në Europa League.
Tirana u mund, por kishte katër raste për gol. Një ndeshje që ju djeg shumë në fund?
Po, është e vërtetë. Jemi shumë të trishtuar për rezultatin që morëm me Zvezdën. Gjithsesi, ne dhamë gjithçka në fushën e lojës. Bëmë një ndeshje të madhe. Luftuam deri në fund, deri në sekondën e fundit të lojës. Nuk kemi ç’të bëjmë më shumë. Ky është futbolli. I pamëshirshëm. Në asnjë rast nuk e meritonim ta humbisnim këtë takim. Realitetin duhet ta pranojmë. Humbja ishte një nga opsionet dhe nuk ka kthim pas. Nuk na mbetet veçse të shohim përpara. Kemi ndeshje shumë të vështira përpara, duke filluar nga Superkupa e me radhë.
Tirana Crvena
Ju vjen keq që Tirana do të luajë në Europa League, ndërsa Crvena do të luajë në grupet e Champions-it apo Europa League?
Kjo është ajo që më vjen më shumë keq, por siç e thashë më lart, ky është futbolli. Rastin që kishim, duhet ta kishim shfrytëzuar në maksimum. Ashtu si dhe shanset për gol. Në këto lloj ndeshjesh nuk mund të gabosh, sepse kundërshtarët kanë lojtarë të mirë dhe kjo u pa në fushën e lojës. Na mundën me një goditje këndi. Më vjen shumë keq që humbëm në atë mënyrë. Gjithsesi, jeta vazhdon, por më djeg se u eliminuam në këtë mënyrë. Lamë një imazh të mirë në fushën e lojës. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi, në krah të këtyre lojtarëve që ka Tirana.

Për të shkuar edhe ju në grupet e Europa League, keni edhe dy shanse të tjera. Besoj se nuk do të shpërdoroni?
Nuk i kemi mbaruar mundësitë tona në ndeshjet europiane. Kemi shumë besim te vetja. Me këto dy ndeshje që kemi luajtur në Europë, treguam gjëra të mëdha. Ndihemi shumë mirë, ndonëse jemi jashtë Champions-it. Gjithsesi, nuk ikim me pishmane, sepse në fushë ne dhamë gjithçka.

Related posts

SFIDA CHAMPIONS NDAJ SHAKHTAR/ Inzaghi: Do të duhet që të organizohemi sepse objektivi ynë është të…

Delo.autor

SON BËN GJASTIN PREKËS/ Ia dedikon Andre Gomesit golin në Champions (VIDEO)

Delo.autor

TRAGJEDIA/ Dalin pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik të futbollistit spanjoll Rejes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment