Futboll La Liga Sport

“NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE EKONOMIKE”/ Ish-drejtuesi i Barcelonës: Messi të kishte ikur në 2016… Kontratat respektohen!

Gjatë intervistës për Catalunya Radio, Jordi Mestre, ish-nënkryetari i Barcelonës, shpjegoi pse sipas tij Lionel Messi duhet të qëndrojë Blaugrana: “Klubi i ka borxh shumë, ai gjithashtu i ka klubit. Pastaj, nënshkruhen kontrata për t’i realizuar ato”.

Jordi Mestre i Masdeu

“Do të ishte logjike në vitin 2016, kur ai kishte probleme me taksat! Por klubi ndërhyri dhe zgjidhi situatën. Tani unë mendoj se është një çështje sportive, sesa një çështje ekonomike. Duke e njohur Leon, nuk do të jetë faktori monetar që vendos, por ai konkurrues”.

“Dhe unë mendoj se Bartomeu bëri mirë që nuk dha dorëheqjen: ka thërritur zgjedhjet, do të ishte e vështirë të bënte ndryshe kur tani po planifikohet sezoni i ri”.

Related posts

“SITUATA E KRIJUAR NGA KORONAVIRUSI NUK NA KA BËRË MIRË”/ Orges Shehi: Ju tregoj dyshimet që kam për Kombëtaren

Delo.autor

GOLI I JAVËS VJEN NGA LA LIGA/ Osasuna fiton pastër ndaj Celta Vigos (VIDEO)

Delo.autor

De Laurentiis për yllin e Napoli-t: Allegri është i dashuruar pas tij

Sadik.Autor

Leave a Comment