Champions League Futboll Sport

GAFA E BRAZILIANIT/ Neymar mund të humbasë finalen e Champions League

Edhe pse e priste me padurim, Neymar mund të humbasë finalen e Champions-it.

Kjo pasi ka shkelur protokollin e Covid-19 duke shkëmbyer fanellën me lojtarin kundërshtar.

Ndoshta mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit brazilian, nëse UEFA iu qëndron strikt rregullave të saj në këtë kohë pandemie.

28-vjeçari u kap nga kamerat duke ndërruar fanellat me Marcel Halstenberg, pas fitores 3-0 të gjigantëve francezë, të martën.

Sipas protokolleve të reja mjekësore të UEFA-s, të future në fuqi pas pandemisë së Covid-19, ky veprim i futbollistit mund të pezullohet një ndeshje dhe të karantinohet në mënyrë të detyrueshme për 12 ditë.

Rregulli përkatës thotë: “Lojtarëve iu rekomandohet të përmbahen nga shkëmbimi i fanellave të tyre”.

Rekomandimi në fjalë mund të jetë në favor të Neymar, pasi rregullat nuk e ndalojnë në mënyrë të qartë shkëmbimin e fanellave, por e paralajmërojnë atë. Kjo do të thotë që diskrecioni ka të ngjarë të ketë dy drejtime: pezullim me një ndeshje, ose një periudhë izolimi.

Related posts

ËSHTË “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ “Pleshti” ka shënuar gola në çdo fazë Championsit, ja raundi më produktiv

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-trajner i Realit: Modric nuk e meriton “Topin e Artë”…

Delo.autor

Për herë të parë sistemi VAR do të përdoret në ndeshjet e Kupës

Q.Autor

Leave a Comment