Futboll Sport

FRANCEZËT SHKRUAJNË HISTORINË/ PSG mposht Leipzig dhe shkon në finalen e Champions

Historike! PSG prek për herë të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra franceze mposhti në gjysmëfinale Lajpcigun me rezultatin 0-3, në një sfidë të dominuar totalisht nga kampionët e Francës.

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra gjermane ishte e pafuqishme përballë të besuarve të Tuhel. Vetëm 13 minuta i kanë mjaftuar PSG-së për të zhbllokuar rezultatin me anë të Markuinjos, ndërkohë që Angel Di Maria dyfishoi shifrat në minutën e 42-të.

Për të hipotekuar këtë sukses historik, mendoi Bernat në minutën e 56-të. Parizienët do të mësojnë ditën e nesërme se cili do të jetë kundërshtari në finalen e madhe. Kujtojmë që nesër do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Bajern Mynih dhe Lion.

Related posts

MARIO BALOTELI GATI TË RIKTHEHET NË ITALI/ Pritet ta marrë skuadra që u ngjit në Serie A

F.autor

GODITJE E DYFISHTË PËR SOLSKJAER/ Dy titullarët larg fushave, ja sa do të mungojnë…

Delo.autor

STARTON LOJRAT OLIMPIKE “MINSK 2019″/ Merr pjesë dhe Shqipëria, ja disiplinat ku garojnë

Delo.autor

Leave a Comment