Futboll Shqipëri Sport

GOL FANTASTIK/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në kompeticionin Europian (VIDEO)

Talenti shqiptar Bernard Karrica, ishte protagonist mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e Europës, me fanellën e Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi 19-vjeçar, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 16-të, teksa me një lëvizje mjeshtërore, e ngriti topin sipër portierit të Benfikës U-19, duke kaluar në avantazh skuadrën kroate.

Pavarësisht golit të Karricës, Dinamo, nuk arriti të ruante epërsinë, duke u mposhtur nga portugezët, të cilët arritën të shënonin 3 herë në portën e kroatëve.

Për sa i përket sulmuesit shqiptar, vlen të theksohet se Karrica, është pjesë e Kombëtareve të moshave, teksa bëhet fjalë për një djalosh me një të ardhme tepër premtuese.

Related posts

Pas rënies së SV Hamburg, mbeten Real, Barça, Inter dhe…

Sadik.Autor

NË ANKTH TRAJNERI LERDA/ Sulmuesi i Partizanit mbetet pa frymë në stërvitje

Delo.autor

Nuk e ka për MESSIN/ Valverde: Shumë i rëndësishëm në ndeshje të rëndësishme

Isa.Autor

Leave a Comment