Futboll Premier League Sport

“UNË JAM MJEKU I VETES”/ Forma fizike e Ronaldos, dokumentari zbulon sekretet e pathëna nga CR7

Në moshën 36-vjeçare, Kristiano Ronaldo vazhdon të tregojë një formë fizike të lakmueshme, kjo falë disiplinës së rreptë që ndjek ditë pas dite pa reshtur asnjëherë.

Nuk është sekret që kampioni portugez kujdeset shumë për trupin dhe figurën e tij, kjo është pasqyruar dhe te dokumentari i Amazon Prime Video  “All or Nothing: Juventus”, i cili ka zbuluar disa truke që përdor Ronaldo për të qenë gjithmonë në formë.

“Unë jam mjeku i vetes, trajneri mendor i vetes. Nëse bëni gjërat e duhura, do të jeni më të mirë se të tjerët”.

Një ndër sekretet e portugezi zbulohet të jenë banja e diellit për të cilën portugezi shprehet: “Unë qëndroj 20 minuta në diell dhe kjo më ndihmon. Dielli është i mirë për trupin tim. Por nëse do të qëndroja gjithë ditën në diell do të më lëndonte, do të kisha rrudha. Jam 36 vjeç dhe në top formë”, shprehet portugezi në dokumentar.

Dokumentari ka shkaktuar polemika të shumta pasi ka publikuar disa sekrete nga dhomat e zhveshjes të bardhezinjve siç ishte rasti i debatit të Ronaldos me Kuadradon pas eliminimit nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Suedia mposht me përmbysje Spanjën dhe merr kreun e Grupit B

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK REALI/ Lojtari ofendon sulmuesit: Gareth Bale është më i fortë sesa këta që…

Delo.autor

NGA PORTA TEK SULMI/ Të skarcuar nga Barcelona dhe Reali, bëhen dy skuadra yjesh

Delo.autor

Leave a Comment