Futboll Seria A Sport

I ELIMINOI ME EKIPIN E TIJ NGA CHAMPIONS/ Juventus gati të bëjë ofertë zyrtare për mesfushorin…

Sipas raportimeve në Francë, Juventusi po përgatitet të bëjë ofertën e parë për mesfushorin e Lionit, Husem Aouar. 22-vjeçari i talentuar kërkohet nga shumë skuadra të tjera, përfshirë Arsenalin dhe Mançester Sitin.

aouar

Sipas “Footmercato”, një ofertë zyrtare pritet të bëhet nga Juventusi në ditët në vazhdim. Lion kërkon 60 milionë euro për shërbimet e Aouar, dhe bardhezinjtë nuk duket se do paguajnë shumën e plotë. Juventus po mendon të përfshijë lojtarë të tjerë në negociata ose ta transferojë mesfushorin me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Gjatë sezonit 2019-2020, Aouar shënoi 9 gola dhe dha 10 asiste në 40 ndeshje. Mesfushori madje ndihmoi Lionin të eliminojë nga Championsi Juventusin dhe Mançester Sitin.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Zbulohet dëshira e “çmendu”r e Presidentit Laporta-s, kërkon të rikthejë…

Delo.autor

SFIDA NDAJ SPARTA PRAGUE NË EUROPA LEAGUE/ Pioli publikon listën e lojtarëve, ja kush rikthehet në grumbullim…

Delo.autor

JA KUR LUHET SUPERKUPA E ITALISË/ Milan dhe Juve ndajnë shumë para në… Arabinë Saudite

Isa.Autor

Leave a Comment