Champions League Futboll

Gary Lineker: Liverpooli mund të fitoj Ligën e Kampionëve

Legjenda e Anglisë, Gary Lineker ka bërë një postim shumë interesant në rrjetet sociale, ku ai mendon se do të jetë ekipi nga Anfield Road që do ta fitojë sivjet Ligën e Kampionëve

Ai në një status thotë se “herën e fundit që katër gjysmëfinalistë në Ligën e Kampionëve ishin një nga Anglia, një nga Spanja, një nga Gjermania dhe një nga Anglia, ka fituar Liverpool”.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të vitit 1981 nuk ka pasur shumë ndryshime me emrat e klubeve që kanë marrë pjesë në atë kohë në këto gara.

Nga Anglia ishte Liverpool, nga Spanja Real Madrid, nga Gjermania Bayern dhe nga Italia Interi.

Liverpool kishte eliminuar Bayern Munchen në gjysmëfinale. Loja e parë në Liverpool kishte përfunduar me rezultat 0-0, kurse Liverpool kishte fituar në Gjermani me rezultat të ngushtë 1-0.

Kurse Real Madrid e kishte eliminuar Interin. Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar me rezultat 2-0 për Los Blancos, të cilët kishin humbur në Itali me rezultat 1-0, por që kishin kaluar në finalen e 9 atëbotë në këtë garë.

Liverpool kishte fituar kundër Galaktikëve me rezultat të ngushtë në finale që u zhvillua në Parc de Princes në Paris me rezultat 1-0.

Related posts

FRIKË NGA TRAZIRAT/ Klubi i Vllaznisë merr masat për sfidën ndaj “Demave”. Në stadium ndalohen…

Delo.autor

FORMA E DOBËT/ Lopetegui: Moment i vështirë për Real Madridin, marr përgjegjësi për dështimet

Isa.Autor

TRAJNERI JEP LAJMIN E HIDHUR/ Atalanta me mungesë të rëndësishme kundër PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment