Futboll La Liga Sport

INTERI NË ÇEREKFINALE/ Konte e Lukaku: Tani po që mbajmë “era” skuadër

E dinim që do të ishte një ndeshje e vësh tirë, por ndonëse një fitore e pisët, më pëlqeu shumë mënyra se si luajtëm. Më në fund po nisim të mbajmë ‘era’ skuadër dhe ky kualifikim ishte një hap i rëndësishëm për ne”. Me këto fjalë, trajneri i Interit, Antonio Konte, duartrokiti futbollistët e tij për çerekfinalen e arritur në Ligën e Europës.
“Kundër Getafes më pëlqeu fakti se lojtarët janë rritur së tepërmi në grintën që vënë në fushë dhe në dëshirën për të luftuar në çdo top. Të shkuarit sa më larg në Europë për ne është rruga e duhur për të fituar eksperiencë, por gjithmonë pa i vënë limite vetes. Lukaku? Romelu hyri me shumë vonesë në lojë, iu deshën gati 20 minuta që të gjente ritmin, por kur duhet, ai shënon gjithmonë. Aksioni i golit ishte fantastik, por më shumë më pëlqen fakti se shoh nga i gjithë grupi që kanë dëshirë të madhe të shkojnë larg në Europë. Lautaro e Sançez? Ndeshje shumë pozitive, ashtu sikurse më në fund më pëlqeu edhe Erikseni. Dhe nuk po flas për golin e shënuar, por për lojën që bëri. Madje, që të mos të harrojmë, dua të duartrokas klubin për blerjen e Sançezit. Është vërtet një goditje e madhe, por tani të vazhdojmë të bëjmë secili punën e vet, duke nisur nga unë i pari. Dukem më i qetë pas shfryrjes? Po e ritheksoj, unë bëj punën time dhe vazhdoj të jem i bindur tek ajo që bëj. Pastaj, kur shoh që skuadra ime është agresive në fushë dhe dalëngadalë po rigjejmë në ritmet që unë kërkoj edhe lojtarë si Erikseni, është normale që të jem i qetë”, përfundoi Konte.
lukaku.udinese.inter.2019.2020.pugno.750x450
FLET LUKAKU – Bomberi belg vazhdon që të shënojë me vazhdimësi dhe nuk ka ndërmend të ndalet as në Europë. Romelu Lukaku i hapi rrugën suksesit të Interit dhe kualifikimit për në çerekfinale, por sulmuesi aprovon fjalët e thëna nga Konte: “Trajneri ka të drejtë kur thotë se tashmë po luajmë si një skuadër. Unë i aprovoj të gjitha idetë e trajnerit, sepse vetëm duke luajtur agresivë dhe duke qëndruar solid në mbrojtje, mund të arrijmë objektiva të mëdhenj dhe të bëhemi një skuadër që pedalon gjithmonë në të njëjtën anë dhe me të njëjtin ritëm. Tjetër gol nga unë? E besoni ose jo, jam më i lumtur për golin e Eriksenit sesa për atë që shënova unë. Kristian ka nevojë vetëm për më shumë besim në vetvete dhe do të jetë një armë e fortë për këtë Inter, i cili siç thotë Konte, ka nevojë që fillimisht të rritet në mentalitet”, përfundoi 27-vjeçari.

Related posts

Panucci përcakton formacionin kundër Norvegjisë

Sadik.Autor

VAZHDON TË SHIJOJË PUSHIMET/ Elseid Hysaj më i relaksuar se kurrë. Poston…

Delo.autor

CUTRONE NOSTALGJIK: Ky është turneu që më ndryshoi jetën…

Isa.Autor

Leave a Comment