Futboll Seria A Sport

KRESHTA ËSHTË RINGRITUR SËRISH/ Nainggolan i “RILINDIR” për Interin

Kreshta është ringritur sërish: në kokë dhe në fushë, Razha Naingolan. Interi që rigjen golin dhe fitoren e parë për vitin 2019 është edhe skuadra e “Ninxhës” së rilindur, e një të kaluare që rikthehet në “look”- un dhe me topin në këmbë: i dha asistin Lautaros, të parin me fanellën e Interit, e shërbeu me saktësi pas një kundërsulmi të shpejtë; të fundit e kishte regjistruar në një Roma-Kievo, 28 prillin e kaluar.

Ka rimarrë për dore skuadrën pas një muaji e gjysmë të kaluar në ndjekje të formës fizike dhe të vendit si titullar për të harruar rënien e radhës nën pemën e Vitit të Ri: duke lënë pas vonesën në stërvitje me pezullimin dhe gjobën prej 100 mijë eurosh.

Në Parma ka kaluar një test të vërtetë pas rehabilitimit, të parën të luajtur thuajse të plotë (88%) pas fragmenteve kundër Empolit, Sasuolos dhe Torinos. Pa konsideruar pasditen e vështirë ndaj Bolonjës, duke harruar edhe penalltinë e goditur në përballjen me Lacion në Kupë.

FJALËT – Mesfushori belg është rikthyer të veprojë. Për shumë persona në “Appiano Gentile” gjatë javëve të fundit është dukur një tjetër Naingolan. Edhe në sjellje dhe në fjalë, këto të fundit të thëna pikërisht në suksesin kundër Parmës: “Në moshën 30-vjeçare i kam dhënë gjithmonë pak rëndësi sjelljeve jashtë fushe, por tani nuk mund të jetë kështu. E di që diku kam gabuar, tani kemi caktuar një program ndryshe dhe dua të shpaguaj klubin duke dhënë kontributin tim në këtë pjesë të dytë të sezonit. Kemi bërë një pakt dhe dua që ta respektoj”.

DUARTROKITJE – Edhe Spaleti u komplimentua me të, tifozët zikaltër prezentë në stadiumin “Tardini” e kanë duartrokitur hapur në daljen nga fusha, të goditur nga ajo dëshirë për të lënë shenjën. Duke ushtruar presion te kundërshtari, duke nxitur skuadrën, e duke i dhënë peshë fazës sulmuese. Në horizont është Liga e Europës, do nevojitet akoma më shumë benzinë për të rinjtë e angazhuar dhe kushedi një formulë e re taktike. Me Ikardin pa gola të shënuar, a mund t’i vendosë Spaleti në krah Lautaron dhe Razhën pas krahëve? Ndoshta, sakaq “Ninxha” është rikthyer.

Related posts

Besimtari Messi: Zoti është me…

Sadik.Autor

Roma merr një tjetër vendim befasues për Nainggolan

Q.Autor

Paris Saint-Germain shfaq interes për mesfushorin e Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment