Futboll Premier League Sport

“KAM NDJESINË SE NGJARJA KA NDODHUR NDRYSHE”/ Trajneri i Anglisë merr vendimin ekstrem për Harry Maguire

Trajneri i Anglisë Gareth Sauthgejt ka marrë vendim ekstrem duke hequr nga lista e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës dhe Danimarkës kapitenin e Mançester Junajtid Harry Maguire.
sauthgejt
Tekniku i “3 Luanëve” vendosi të linte jashtë 27-vjeçarin pasi ky i fundit u shpall fajtor nga një gjykatë në Greqi për konfrontimin e dhunshëm me disa shqiptarë në ishullin Mikonos teksa njëri prej tyre goditi me thikë në krah motrën e qendërmbrojtësit anglez, siç raportuan prej ditësh mediat britanike

meguajer
Sauthgejt shprehet se ka ndjesinë se version real i sherrit është ndryshe nga sa është bërë publik në media.

“Nën dritën e zhvillimeve të fundit, kam vendosur të rishikojë vlerësime e mia. Kam biseduar me Mançester Junajtid dhe lojtarin dhe kam vendosur në të mirën e të gjitha palëve duke marrë në konsideratë ndikimin në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme. Kam folur me Herrin dhe kam ndjesinë se ngjarjae ndodhur është ndryshe nga sa është raportuar në media. Nuk kam arsye të dyshoj në atë se çfarë ai ka thënë, por ajo që ka rëndësi është se ai ka të gjithë mbështetjen time”, përfundoi Sauthgejt.

Meguajer u shpall fajtor për 3 akuza: sulm fizik, abuzim verbal dhe tentativë për dhënie ryshfeti për oficerët e policisë. Pas ngjarjes, ai u largua nga Greqia me kërkesë të autoriteteve helene.

Related posts

Luftëtari në probleme, ja se çfarë rrezikon klubi për ndeshjet me letonezët

Isa.Autor

Në Angli e duan të gjithë, Pulisic vendos për të ardhmen

Sadik.Autor

ÇMENDURIA/ Real Madrid ofron 310 milionë euro për PSG dhe 45 në vit për Neymar

Isa.Autor

Leave a Comment