Futboll Seria A Sport

MARRËVESHJA MILAN-IBRAHIMOVIC/ Rinovimi me yllijn suedez vetëm një hap larg

Qartësia para së gjithash. Milani prezantoi dje sezonin e ri me fjalët e menaxhmentit të lartë, i pranishëm në “Milanello”. Ky ishte një akt realizmi i pastër, i rrëfyer nga Paolo Maldini, Frederic Massara dhe Ivan Gazidis. Milani nuk do të bëjë shumë goditje në këtë merkato, por do të punojë për të gjetur elementë të saktë dhe përmirësuar skuadrën në mënyrë të barabartë: Është e padobishme t’i mashtrosh tifozët, – tha qartësisht Maldini.

Ndoshta nuk do të jemi në gjendje të bëjmë “hite” të mëdha, siç ndodhi në të kaluarën, por jemi gjithmonë aktivë, të gatshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi të tregut. Sa përforcime i duhen Milanit? Mund të ketë disa ndryshime, por gjithçka do të bëhet për të përmirësuar skuadrën. Një vit më parë hodhëm themelet e Milanit të së ardhmes. Këtë vit do të bëjmë blerje të mirëstudiuara”.

Vëmendja kryesore e klubit është përqendruar në rinovimin e lojtaritkryesor, Zlatan Ibrahimoviç. Kuqezinjtë mbrëmë u ritakuan me përfaqësuesin e suedezit, duke rritur ofertën ekonomike. Tashmë, klubi iu është afruar kërkesave të suedezit, duke ngritur pjesën fikse të pagës dhe duke zvogëluar atë të bonuseve. Pas përparimit të bërë, ka optimizëm të madh se Ibrahimovic do të nënshkruajë rinovimin e kontratës në orët e ardhshme, nëse jo sot. Nga ana tjetër, të gjithë drejtuesit kuqezinj folën me tone më shumë se të sigurta në konferencën e djeshme.

“Ne po punojmë së bashku me përfaqësuesit e Zlatan për të gjetur një marrëveshje. E dime se përgatitjet për sezonin e ri do të jenë anormale, të shkurtëra, kështu që ideja jonë është ta mbyllim në një kornizë kohore të ngushtë rinovimin e Ibrës. Prioriteti ynë është ai”, – shpjegoi Paolo Maldini.

Të njëjtin mendim ka edhe Ivan Gazids, i cili është i sigurt për kthimin e sulmuesit suedez në Milano: “Po bëjmë gjithçka që është e mundur, në mënyrë që negociatat të jenë të suksesshme. Unë jam optimist. Zlatan luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e kaluar, pasi u bashkua me ne. Shpresojmë që marrëdhëniet tona të mund të vazhdojnë. Zlatan ka një rol kryesor në ekip, gjithashtu për rritjen e lojtarëve të rinj”.

Related posts

NIS NJË ETAPË TË RE TË KARRIERËS SË TIJ/ “Kaka i ri” gjen shtëpi, largohet nga Chelsea pas 9 vitesh dhe 7 huazimesh

Delo.autor

Hasan Lika: Vllaznia është markë, të gjithë bashkë kthehemi në Superiore

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: “Zien” Durrësi, duel për vendin e dytë. Humbja largon titullin

Delo.autor

Leave a Comment