Futboll Ligue 1 Sport

KËRKOHET NGA REAL MADRID/ Talenti 17-vjeçar i jep fitoren Rennes me stil (VIDEO)

Real Madridi dhe shumë klube të tjera të njohura kanë hedhur sytë nga 17-vjeçari, Camavinga. Talenti ka bërë mjaft mirë me Rennes në këtë fillim sezoni dhe nuk mund të mungonte shenja e tij dhe në fitoren 2-1 kundër Montpellier.

I riu realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën  e 77′. Ai ndërmori një aksion personal ku u fut mjaft mirë në zonë duke shmangur disa kundërshtarë dhe në një hapësirë të ngushtë dërgoi topin në rrjetë.

Gjuajtja e tij ishte e saktë dhe i dha skuadrës së tij 3 pikë të arta. Rennes e ka nisur kampionatin me një fitore dhe një barazim. Camavinga duket se po luan muajt e fundit me klubin francez, pasi me shumë mundësi do të transferohet në një skuadër tjetër.

Related posts

UEFA ka publikuar ekipin e javës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

DRIDHET INTERI/ Gjigantët e Premier Ligës nisin nga puna për titullarin e zikaltërve

F.autor

TË QESHURA PAFUND/ Çfarë ndodhi me Armando Brojën në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment