Sulmuesi i Romës, Karles Perez ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Perez është lojtari dytë në rradhët e ekipit verdhekuq që del pozitiv me Covid-19, pas portierit Mirante.
“Dy ditë më parë kontrollova frymëmarrjen time para stërvitjes. Bëra një test për Covid-19, dhe sot më komunikuan rezultatet. Fatkeqësisht dola pozitiv, por jam mirë dhe jam asimptoamtik. Do qëndroj në izolim derisa testi i dytë të dalë negativ.
Kur doktorët të më lejojnë do i bashkohem skuadrës”, shkruan Perez në rrjetet sociale.