Bundesliga Futboll Sport

PAS DEKLARATËS SË FLICK PËR LARGIMIN NGA STOLI/ Tension te Bayern, grumbullohen 8 mijë firma për shkarkimin e bujshëm

Pavarësisht se titulli i radhës në Bundesliga është shumë afër, te Bayern Munich tensioni është shumë i lartë pas deklaratave të Hansi Flick për t’u larguar në fund të sezonit nga klubi kampion i botës.

Arsyeja kryesore për këtë vendim të marrë nga trajneri 56-vjeçar duket se është mosmarrëveshja me drejtorin sportiv Salihamidzic, i cili nuk është konsultuar me trajnerin për disa vendime të merkatos.

Mbi të gjitha largimi i Thiago Alcantara-s në verë dhe se nuk ka arritur një marrëveshje me Alaba dhe Boateng, të cilët do të largohen në fund të sezonit. Më pas nuk kanë munguar as pëprlasjet verbale mes të dyve në dhomat e zhveshjes të bavarezëve.

Tifozët kanë shfajësuar trajnerin më fitues në historinë e Bayern-it në një vit kalendarik dhe kanë drejtuar gishtin kundër drejtorit sportiv.

“Si tifozë, ortakë dhe mbështetës të Bayern-it, e konsiderojmë të papranueshme mënyrën si është trajtuar trajneri më i mirë i botës! Ka marrë drejtimin e skuadrës në një situatë të vështirë dhe ka marrë maksimumin nga ekipi: 6 tituj!”, shkruajnë tifozët në rrjetet sociale, duke i dërguar edhe një peticion klubit për të shkarkuar Salihamidzic.

Janë grumbulluar tetë mijë firma në total.

Related posts

MORËN KRYSIMIN E SERIE A/ Inter humbet nga dëmtimi mesfushorin…

Delo.autor

INTERESOHEN SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Dortmund gati 42 milion euro për futbollistin “Katalanas”…

Delo.autor

VENDIMI I FIFA-S PËR ÇINARIN/ Partizani del me komunikatë zyrtare: Kërkesa e klubit është…

Delo.autor

Leave a Comment