Futboll Sport

KRITIKË BARCELONËS PËR DUALITETIN MESSI-GRIEZMANN/ Deschamps: Të dy yjet duhet të…

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, këmbënguli se Antoine Griezmann mund të luajë me sukses së bashku me Lionel Messi, ndërsa superylli i Barcelonës synon largimin nga “Camp Nou”. Griezmann mbërriti nga Atletico Madrid në fillim të sezonit 2019-2020, por marrëdhënia e tij me Messin u përfol gjatë, pasi luftoi për qëndrueshmëri dhe vijueshmëri në fushën e blertë.

Ndërsa Messi ka fituar interesin e Manchester City, PSG dhe Interit, Deschamps u pyet për situatën e Griezmann: Unë nuk e di. Sa i takon pjesës së parë, nuk më shqetëson. Kjo ka të bëjë me Leo Messin dhe Barcelonën, kështu që nuk do të flas për këtë. Sa i përket Antoine, a mund të ketë ndikim? Mbetet për t’u parë. Pyetja ka të bëjë më shumë me pozicionin e tij në fushë. Ai ishte sinqerisht i lumtur që luante me Messin. Ndonjëherë shkoi mirë, ndonjëherë jo dhe aq.

Nuk varet nga unë, kam gjëra të tjera për t’u kujdesur. Kjo ka të bëjë me klubet. Antoine kishte një sezon mjaft të komplikuar, edhe pse kjo nuk e ndaloi të bënte ndryshimin. Sigurisht, pati ndikim më pak se në ish-klubin e tij, sepse Atletico Madrid ishte ndërtuar rreth Griezmann. Kjo gjë nuk e ndryshon rëndësinë që ka me kombëtaren franceze. Varet nga trajnerët, që mund të përdorin sisteme të ndryshme loje. Lojtarët duhet të përshtaten, gjithsesi. Personalisht mendoj se Messi dhe Griezmann janë të pajtueshëm taktikisht, mund të luajnë në një ekip”.

Related posts

Bonucci i lë pa fjalë kuqezinjtë: Nga kjo skuadër duhet të marrim shembull

Sadik.Autor

Ndryshim planesh për portierin, Flamurtiari “vëzhgon” ish-kampionin e Superiores

Isa.Autor

LIVE/ Inter-Empoli, Traore barazon shifrat për miqtë

Delo.autor

Leave a Comment