Bundesliga Futboll Sport

James: Dua të QËNDROJ, por do të iki nëse nuk më plotësohet ky KUSHT

Së fundmi është folur shumë për të ardhmen e yllit të Bayern Munich James Rodriguez. Tani ka folur vetë kolumbiani për situatën e tij te kampionët rekord të Gjermanisë.

“Situata në krahasim me vitin e kaluar është shumë ndryshe. Nën stafin e ri teknik nuk kam luajtur aq shumë,” shprehet 27-vjeçari në një takim me tifozët. “Nuk mund të premtoj gjë për të ardhmen. Nëse më duhet të iki, pasi nuk gjej shumë hapësira, atëherë do të iki.

“Do të kisha dëshirë të qëndroja pasi e ndjej dashurinë e tifozëve, si dhe të gjithë familjes bavareze,” shprehet fantazisti.

Nën drejtimin e Niko Kovac, James nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij. Së fundmi ai është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju.

“Tani ndihem shumë mirë. do të jem 100% gati për një ose dy javë.”

Related posts

MBROJTËSI I EKIPIT PREKU TOPIN ME DORË/ Shikoni si Xavi shfaqet nervoz në debutimin e tij si trajner (VIDEO)

Delo.autor

Shqipëri-Norvegji, në Itali i intereson dueli brenda ekipit tonë

Sadik.Autor

Arrestohet futbollisti, pistoletën kokës trajnerit: Më fut në formacion ndeshjen tjetër

Q.Autor

Leave a Comment