Ekskluzive Futboll Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA BRAZILI/ Messi dhe Neymar ribashkohen tek Manchester City!

Manchester City ka dalë si favoritë për të nënshkruar me Lionel Messin nëse largohet nga Barcelona dhe mediat shkruajne se mund të bashkohet nga ish-shoku i tij i skuadrës Neymar.

Dy superstaret e Amerikës së Jugut formuan një partneritet dhe kimi te jashtezakonshme në Barcelonë me ardhjen e brazilianit në 2013 dhe nisjes në 2017, dhe me Luis Suarez duke shtuar edhe më shumë forcë e gola në vijën e sulmit legjendar të MSN.

Por tani flitet se mund të ketë një ribashkim të Messit dhe Neymar në “Etihad”.

Kjo sipas ESPN, gazetari Jorge Nicola, i cili ka raportuar se Messi telefonoi Neymar për të diskutuar planet e tij për të lënë Camp Nou.

Thuhet se Messi i tha Neymar se po shkonte në Manchester City, duke e lënë derën hapur për 28-vjeçarin që të bashkohej potencialisht në një projekt të NBA-esque.

Neymar aktualisht po shijon magjinë e tij më të mirë në Paris Saint-Germain, dhe nuk dihet nëse do të dëshironte idenë e ribashkimit me Messin në Angli.

AlpeSport.al

Related posts

MILAN TUNDOHET/ Por objektivat, familja dhe paratë largojnë Ibrën. E ardhmja mbetet mister

Delo.autor

FUTBOLLI URUGUAJAN VAZHDON NË ZI/ U vetëvra mbrojtësi 38-vjeçar, ndërpritet kampionati

Delo.autor

KLUBET NË KRIZË PREJ PANDEMISË/ La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Delo.autor

Leave a Comment