Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Crvena Zvezda. Rezultati 0-1

Do të startojë në orën 20:00, në “Air Albania”, përballja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Një sfidë tepër delikate kjo, e fryrë edhe nga çështjet politike, të cilat do të tentohen të lihen mënjanë mbrëmjen e sotme.

Bardheblutë e Emanuel Egbosë, do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm, i cili do të ishte historik për klubin bardheblu. Nga ana tjetër, serbët e Dejan Stankoviç, vijnë si favoritë në letër, teksa i vetmi disavantazh i tyre është se ndeshja do të jetë me një takim dhe nuk do të ketë përballje kthimi.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë. Egbo i ka besuar rreshtimit si në ndeshjen e Tbilist ndaj Dinamos, teksa i vetmi ndryshim është në krahun e majtë, ku është lënë në stol Ismajlgeci dhe në vend të tij është pozicionuar Hoxhallari.

 

LIVE/ Tirana – Crvena Zvezda 0-1

 

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Torasa harkon një top në zonë për Vrapin, që provon me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

85′ Zëvendësim i fundit te Tirana, largohet Kale në lojë Avdijaj.

82′ Toshevski harkon në zonë për Kale, por largojnë futbollistët serbë.

75′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet Hoxhallari, vendin e tij e zë Ardit Toli.

72′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kobina, vendin e tij e zë Jurgen Vrapi.

68′ E pabesueshme çfarë ka humbur Kobina, pas një shpërthimi nga e djathta, futbollisti i Tiranës, ka goditur jashtë kuadratit, shumë pranë vijës fatale!

61′ GOL CRVENA ZVEZDA 0-1/ Bardheblutë ndëshkohet në momentin më të mirë. Pas një harkimi nga këndi, futbollisti Tomane godet me kokë brenda zonës, duket tundur rrjetën e Ilion Likës.

59′ Pa fat Tirana! Shtylla i mohon golin e avantazhit bardheblu pas tentativës së Muçit, topi devijohet nga portieri dhe shkon në shtyllë.

57′ Kobina kroson nga e djathta në zonë, për Muçin, i cili nuk e kontrollon dot siç duhet.

55′ Shpëton për mrekulli porta e Tiranës, pas një tentative të Kanga, topi u devijua dhe shkoi ngjitur me shtyllën.

53′ Najdovski është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për faull taktik.

46′ Starton pjesa e dytë! Zvezda kryen një zëvendësim, largohet Spiridonoviç, vendin e tij e zë Ivaniç.

Përfundon pjesa e parë! Dominim i bardhebluve, që kërcënuan portën e  serbëve me Muçin, Kalenë dhe Hoxhallarin!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Jurgen Çelhaka është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

37′ Minuta mjaft të mira për Tiranën, që ka marrë frenat e lojës në dorë.

34′ Ndëshkohet edhe Sanogo i Crvena Zvezdës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

32′ Vangjeli është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

31′ Pranë golit Tirana, me Hoxhallarin, i cili lëshoi një predhë nga goditja e dënimit, duke surprizuar portierin serb, i cili e ka ndalur topin në vështirësi duke e dërguar në këndore rrezikun.

25′ Tjetër rast i shkëlqyer i Tiranës me Kale që provoi me një gjuajtje nga distanca, por u ndal nga portieri mik.

19′ Pranë golit Tirana. Ernest Muçi provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën!

13′ Tirana provon të rrezikojë me Muçin, por talenti shqiptar mbyllet mirë nga mbrojtësit e Crvenës.

10′ Goditje këndi për Crvena Zvezdën, Lika largon në vështirësi në një tjetër goditje këndi!

7′ Dirthërima në portën e Tiranës, Katai shmang bukur 3 lojtarë bardheblu, provon me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

5′ Një rast i rrezikshëm në zonën e Likës, pas një harkimi nga e goditja e dënimit, por gjyqtari anësor, sinjalizon pozicion jashtë loje.

4′ Minutat e para janë të qeta, me bardheblutë që shfaqen më kërkues, duke ushtruar presion në zonën e serbëve.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”.

Related posts

NDIZET ALARMI I KUQ PËR TRAJNERIN PIOL/ Milan pushtohet nga dëmtimet, 5 lojtarë “out”. Ja emrat

Delo.autor

FLET PËR SITUATËN E LAZIOS/ Igli Tare “karikon” ekipin: Ne nuk kemi asnjë vështirësi, do kërkojmë të…

Delo.autor

LIVE/ Chelsea-Watford, Luiz dyfishon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

Leave a Comment