Futboll Premier League Sport

NUK NDAHET NGA PROBLEMET/ “I pandreqshmi” Mourinho dënohet nga UEFA, Tottenham e pëson prej tij

Jose Mourinho nuk shpëton kurrë nga problemet. Ai është dënuar së fundmi nga UEFA, pasi ndeshja e Tottenhamit kundër Royal Antwerp filloi me vonesë.

Delegatët e UEFA-s shënuan gjithçka dhe ngarkuan me përgjegjësi pikërisht klubin anglez. Mourinho u dënua me një ndeshje pezullim, ndërsa UEFA gjobiti Tottenhamin me 25 mijë euro.

Sezoni nisi me oshilacione për “Spursat”, por momentalisht janë në vendin e dytë pas Southamptonit me një pikë. Mourinho duket se do të bëjë një sezon të mirë dhe pse nuk ka një ekip me cilësitë e Chelseas, Liverpoolit apo Manchester City-t.

Related posts

Vila përrallore ku po riaftësohet Neymar

Q.Autor

WANDA NARA OFENDON KEQ INTERIN: ICARDI duhet të LARGOHET nga ZIKALTRIT që të fitoi çmimin e… 

Isa.Autor

KONKURRENCA MESSI, VAN DIJK DHE CR7/ UEFA surprizon me lojtarin e vitit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment