Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL UA LËSHOI FRONIN/ Klopp “thumbon”: Bayern Munich pati fat, e ndihmoi kalendari

Edhe pse si gjerman duhej të ishte disi krenar, ndoshta rivaliteti i egër i kohëve kur drejtonte Borusian e Dortmundit i ka mbetur ende në gjak. Ose ndoshta, nuk i ka ardhur aspak mirë se duhej t’ia lëshonte pikërisht fronin Bajernit të Mynihut, duke qenë se ishte skuadra e tij, e cila deri të shtunën në mbrëmje ulej në fronin e kontinentit.

Për këtë arsye, pas suksesit të rekordmenëve të Bundesligës ndaj PSG-së, Jyrgen Klop nuk mund të mos lëshonte një thumbim mbi suksesin e tyre, ndonëse në të njëjtën kohë pranon se skuadra e Hansi Flikut ka një grup futbollistësh, që jo vetëm nga cilësia, por edhe nga mosha e re në reparte të ndryshme, mund të jetë një kërcënim i madh edhe për vitet në vazhdim.

Me pak fjalë, dueli për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, mes Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut, mund të quhet i hapur. “Fitorja e Bajernit në Champions sivjet mund të jetë shtyrë disi edhe nga fati. Mes të gjithë kaosit të ristrukturimit të formatit të turneut, programimit të fazës përgatitore, të ndihmuar edhe nga kalendari i kampionatit gjerman, duke qenë se Bundesliga u mbyll më shpejt se ligat e tjera, Bajerni i Mynihut u ndihmua nga shumë faktorë që të arrinte te suksesi.

jurgen klop

Gjithsesi, pasi them këtë, në kokën time pranoj edhe faktin se aktualisht Bajerni është një ndër skuadrat më të mira në qarkullim. Në çdo repart, gjermanët kanë absolutisht futbollistë të nivelit botëror. Përveç titullarëve, edhe zëvendësuesit e tyre janë fantastikë. Dhe akoma më shumë se kaq, edhe si mesatare moshe janë një grup shumë i ri, i cili mund të vazhdojë të luajë së bashku për disa vite të tjera”, u shpreh Klop, i cili pritet të nisë mbrojtjen e titullit kampion me Liverpulin, më 12 shtator.

Pa dyshim që kjo deklaratë e Jyrgenit nuk do t’u ketë pëlqyer shumë tifozëve bavarezë, të cilët tashmë shpresojnë në një përballje të shpejtë të të dyja skuadrave, në mënyrë që kampionët e Europës t’i japin një leksion dhe të hakmerren ndaj trajnerit të Liverpulit.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Partizani. Rezultati 3-2

Delo.autor

RISIA NË ANGLI/ Manchester City zbulon fanellën e 3-të me HARTËN e qytetit (FOTO)

Isa.Autor

IGLI TARE U KËRKUA ME NGULM NGA “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Lazios: Tare bëri zgjedhjen e duhur…

Delo.autor

Leave a Comment