Futboll La Liga Sport

LOJTARËT E SKARCUAR/ Barcelona do të ulë 100 milionë euro shpenzime pagash

Një ditë pasi Kuman telefonoi Vidalin dhe Suarezin për t’u komunikuar që do të largoheshin nga Barcelona, kanë filluar të mësohen arsyet e vërteta të vendimit të katalanasve. Largimi i Vidalit dhe i të tjerëve nuk lidhet vetëm me vendimin teknik të trajnerit.

Bëhet fjalë gjithashtu edhe për urdhra nga drejtuesit për të ulur sa më shumë masën e pagave vjetore të skuadrës. Barcelona është ekipi që ka vlerën më të lartë të pagave në La Liga, 525 milionë euro, vlerë kjo që korrespondon me 61% të të ardhurave në vit.

Duke ditur që për vitin e ardhshëm do të ketë 300 milionë euro të ardhura më pak për shkak të krizës, drejtuesit po mendojnë që të amortizojnë humbjet në këtë aspekt, ose në të kundërt klubi do të shkonte në një kaos total ekonomik. Për këtë arsye janë duke u skarcuar njëri pas tjetrit futbollistët e padëshiruar dhe ata që kanë kontrata shumë të majme.

Barcelona dëshiron që të largojë afro 100 milionë euro rroga dhe ky është qëllimi afatshkurtër që ka Bartomeu për të planifikuar të ardhmen e klubit. Largimi i mundshëm i futbollistëve si Suarez, (23.4 milionë euro bruto në vit), Buskets (14.9 mln euro), Rakitiç (13.3 mln euro), Umtiti (12 mln euro), Vidal (9 milionë euro), Alba (8.5 mln euro). Nëse këta lojtarë do të largohen të gjithë, atëherë klubi do të ketë spastruar 80 milionë euro.

E ÇUDITSHMJA- Gjatë ditës së djeshme, trajneri Kuman ka vazhduar të bëjë telefonata me futbollistë të ndryshëm të Barcelonës për t’u komunikuar nëse do të jenë pjesë e klubit për të ardhmen apo do të largohen. Tre futbollistët, Pike, Buskets dhe Alba duket se kanë siguruar qëndrimin edhe për një vit tjetër te katalanasit.

Mirëpo, këtu do të ndodhë diçka e paprecedentë. Drejtuesit e klubit kanë ndërmend që t’u kërkojnë këtyre futbollistëve një sakrificë në aspektin financiar dhe të rishikojnë kontratat për uljen e pagave vjetore. Nuk dihet ende se si do të reagojnë futbollistët që janë në këtë situatë, nëse janë të gatshëm që të bëjnë realisht sakrificë për Barcelonën, apo do të kërkojnë të luajnë diku larg katalanasve.

Related posts

Inter ‘shkundet’ nga Udinese, vjen humbja e parë për zikaltërit (VIDEO)

Q.Autor

“ZIKALTËRIT” E KISHIN PARALAJMËRUAR PREJ KOHËSH/ Inter ndryshon lëkurë, ja logoja e re që pritet të lançohet… (FOTO)

Delo.autor

Messi, Renaldo, Neymar… Sa paguhen futbollistët për të luajtur në Kupën e Botës 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment