Futboll La Liga Sport

“LUFTË” ME BARCELONËN/ “Jashtëtokësori” i tërbuar nga… klubi dhe spiuni

Lionel Mesi kundër Barcelonës. Dhe në mes është… shtypi. Së pari ai katalanas, së fundmi edhe ai argjentinas. Secili mbron palën e tij, secili i vendos fajin njërës palë ose tjetrës. Për momentin lojtari dhe klubi duken më shumë rivalë sesa aleatë.

Mëngjesin e djeshëm ka hyrë në lojë edhe “Clarin”, e përditshme e njohur argjentinase (pranë Mesit), që është shprehur qartësisht për një lojtar të tërbuar me Barcelonën për faktin se kishte zbuluar detaje të bisedës së tij private me trajnerin e ri të “blaugrana”-ve, Ronald Kuman, duke iu referuar frazës së famshme: “Ndihem më shumë jashtë se brenda botës së Barçës”.

FRAZA E PËRHAPUR – Mesi është i inatosur jo sepse ato detaje nuk janë të vërteta, por sepse i ka përhapur radio “Katalunja”, emetues pranë klubit dhe drejtuesve katalanas. Askush nuk ia heq nga mendja Mesit se ai lajm është përhapur nga ndonjë “spiun” i klubit, për ta vendosur në një pozicion negativ përpara klubit dhe tifozëve. “Shikoni, po braktis varkën që po mbytet”, mendohet të jetë mesazhi që, sipas Mesit, klubi dëshiron të përcjellë.

LAMTUMIRA NDOSHTA NË 2021-shin – Për momentin, Mesi është me siguri më tepër jashtë se brenda Barcelonës, edhe pse është më e mundur që lamtumira të konsumohet në vitin 2021 kur argjentinasit t’i skadojë kontrata, meqenëse më përpara ekziston një klauzolë e pamundur për t’u paguar, e barabartë me 700 milionë euro.

Gjithashtu, Mesi duhet të vendosë se ku do të shkojë të luajë dhe të jetojë me familjen e tij. Në qytetin e rëndë, në nivel klimatik, të Mançesterit? Në Parisin e modës ku megjithatë futbolli është në plan të dytë? Në Milanon elegante dhe industriale, ku megjithatë nuk ka tërheqje si në Katalonjë? Me siguri pronarët e secilit klub janë të trembur nga thuajse 50 milionë eurot që Mesi përfiton aktualisht te katalanasit.

Related posts

Arsenali do mesfushorin e Schalke 04, Max Meyerin

Q.Autor

ISHTE PRANË AKORDIT ME MILAN/ Ja si mesfushori i Barcelonës tradhtoi Paolo Maldinin

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Bristol City kërkon befasinë e radhës ndaj Manchester Cityt

Q.Autor

Leave a Comment