Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Ronaldo tenton të bindë Benzema, por bekon edhe ardhjen e…

Videoja e postuar në “Instagram” nga Karim Benzema, i cili stërvitej në oborrin e shtëpisë së tij me topin që mbante logon e Juventusit, mjaftoi që të ndizte fantazinë e tifozëve bardhezinj, por me sa duket, prapa këtij episodi ka shumë më shumë sesa thjesht një rastësi.

Sipas asaj që raporton si madrilenia “AS”, ashtu sikurse edhe katalanasja “Sport”, Kristiano Ronaldo po punon seriozisht për të bindur Karim Benzemanë që të largohet nga Reali dhe t’i bashkohet atij në Torino. Dyshja ofensive, e cila ka qenë arkitekte e 3 Championsave të fundit të “Galaktikëve”, garanton më shumë sesa thjesht gola, pasi Ronaldo dhe Benzema, kur luanin përkrah njëri-tjetrit dinin se si të shënonin me breshëri, por i bënin edhe të tjerët të shkonin më lehtë te goli.

Nga Spanja vazhdojnë të theksojnë se ndoshta Benzema është ngopur së luajturi te Reali, aq më tepër edhe pas fitimit të kampionatit, ndaj një aventurë e re, diku tjetër, do të ringjallte stimuj më të mëdhenj te 32-vjeçari.

OK PËR XHEKON – Ronaldo nga ana e tij po e bën rolin e mediatorit për të provuar që ta sjellë në Torino Karimin, por nëse kjo gjë nuk do të bëhet e mundur, ylli portugez i Juventusit do të ishte i kënaqur që sezonin tjetër të kishte përkrah edhe një si Edin Xheko. Boshnjaku ka kërkuar që të largohet nga Roma dhe duket se ndryshe nga viti i kaluar ku pa t’i sfumonte kalimi tek Interi, sivjet sulmuesi nuk kërkon që të humbë “trenin” Juventus.

Related posts

DE BIAZI “në rolin” e trajnerit/ CALDARA e ardhmja e Italisë, MILANI goditi me HIGUAININ

Isa.Autor

MILAN-LAZIO/ Shtangen “Kuqezinjtë”, ja si çmendet trajneri Inzaghi pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United përgatit ofertën për Asension në janar

Q.Autor

Leave a Comment