Futboll Premier League Sport

MBRETËR TË EUROPËS/ Njihuni me ekipin që qëndroi 383 ditë në fushë

A mundet që një eliminim nga Kupat e Europës të bëjë të lumtur futbollistët e një skuadre? E vështirë ta mendosh, duke qenë se të gjithë ëndërrojnë që të luajnë Champions-in dhe Ligën e Europës.

uOLVES

Por ndoshta, në rastin e Uolvesit, eliminimi në çerekfinale ndaj Sevijes mund të ketë qenë një zhgënjim, por gjithsesi edhe një çlirim, duke parë se sezoni i anglezëve zgjati jo pak, por 383 ditë me radhë. Pikërisht kështu, prej 25 korrikut 2019, deri më 11 gusht 2020, më shumë se një vit kalendarik; nga turi i dytë paraeliminator i Ligës së Europës ndaj Krusandersit, deri te çerekfinalet me Sevijen.

Uolves

Dhe të mendosh që Raul Himenez gaboi një penallti në pjesën e parë, kur shifrat ishin 0-0… Por çmenduritë e përjetuara nga Uolvesi, sigurisht bashkë me pauzën dymujore të pandemisë në mes, ofrojnë të tjera shifra stratosferike. Si për shembull 59 ndeshjet e luajtura dhe 10 shtetet e ndryshme të vizituara (Irlandë e Veriut, Armeni, Itali, Angli, Portugali, Sllovaki, Turqi, Spanjë, Greqi dhe së fundmi Gjermani). Prandaj, ishte normale që dikush të ishte i lodhur…

Related posts

THUR ELOZHE PËR ISH-SHOKUN E SKUADRËS/ Lukaku: Sfidon qeverinë dhe meriton respekt

Delo.autor

Cristiano te Juventusi? Mërziten punëtorët e FIAT-it

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Partizani. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment