Futboll Seria A Sport

MES GAFËS DHE “SHPRESËS”/ Juventus rikthehet në Champions, bën xhiron e rrjetit

Na ndodh të gjithëve të lexojmë një lajm dhe ta marrim për të vërtetë, për të zbuluar më pas se nuk ishte i tillë.

Kjo i ka ndodhur edhe gazetares së Rai-t, Paola Ferrari, që natën e djeshme ka publikuar në Twitter një lajm të rremë në lidhje me një rikthim të Juventus-it në Champions League, pas infektimit me Covid-19 të dy lojtarëve të Atletico Madrid, që mund të kishte detyruar skuadrën spanjolle të tërhiqej nga kompeticioni.

Komenti i saj “Boom” lë të kuptohet se, të paktën në një moment të parë, ajo e ka marrë për të vërtetë lajmin.

Vetëm më pas gazetarja ka korrigjuar veten, duke thënë se do t’i kishte pëlqyer të ishte kështu. Si një shpresë që  informacioni të ishte i vërtetë.

Mes gafës dhe “shpresës”, interneti nuk e ka falur…

Related posts

E PABESUESHME/ Fituan DERBIN, presidenti LANË MAKINAT e pjesëtarëve të skuadrës (VIDEO)

Isa.Autor

Monako befason Juventusin dhe Chelsean, gati firma me talentin rus

Isa.Autor

E BUJSHME/ Do të largohet me çdo kusht nga Juvja, Cristiano Ronaldo nuk flet me shokët dhe trajnerin Alegr

Delo.autor

Leave a Comment