Futboll Sport

E PABESUESHME/ Duhen 4 milionë celularë për të prodhuar medaljet e “Tokio 2020”

Medaljet që sportistët do të marrin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të jenë 100% të përbëra nga material i ricikluar. “Natyrisht që pjesa e jashtme e medaljes do të jetë prej ari, argjenti apo bronzi, por 5,000 medaljet olimpike do të jenë 100% të përbëra nga materiale të ricikluara”, konfirmuan sot organizatorët e Olimpiadës së ardhshme.

“Ne kemi siguruar rreth 35 tonelata material të ricikluar, nga të cilat kemi përpunuar substancat e vlefshme që na duhen për medaljet e ardhshme olimpike. Ne duam të ndërgjegjësojmë qytetarët ndaj mjedisit që na rrethon. Kjo do të jetë një Olimpiadë e mbrojtjes së natyrës”, kanë thënë më tej organizatorët e Olimpiadës, duke konfirmuar nismën e marrë që në prill të 2017-ës.

Prej kohësh u është kërkuar qytetarëve që të dhurojnë pajisje elektro-shtëpiake apo materiale të tjera që nuk përdoren më, të cilët do të riciklohen dhe më pas përdoren për të prodhuar 5 mijë medaljet që do të varen në qafën e sportistëve olimpikë dhe paraolimpikë. Konfirmohen se mes materialeve të ricikluara janë mbi 4 milionë telefona celularë, që përmbajnë edhe sasi të konsiderueshme ari, argjendi e bronzi.

Related posts

“BLLOKIMI I MERKATOS NA KA BËRË MË TË FORTË”/ Mbrojtësi Bitri: Hakaj, zëvendësuesi ideal i Trashit te Partizani

Delo.autor

Befason Ronaldo: Do ta doja këtë ekip në finalen e Championsit

Sadik.Autor

ISH-MBROJTËSI LEGJENDAR I MILANIT/ Marcos Cafu: Nuk kam dyshim që Gatusso është më i mirë si…

Delo.autor

Leave a Comment