Futboll La Liga Sport

“MESI I PAKOMPLETUAR…”/ Befason Jyrgen Klop: CR7 më i miri nëse tërhiqet sot, ja arsyeja…

Më mirë Kristiano Ronaldo apo Leo Mesi? Jyrgen Klop nuk ka dyshime: CR7. Trajneri i Liverpulit është një prej personazheve më simpatikë dhe të drejtpërdrejtë në botën e futbollit. Dhe i sinqerti Klop ishte i tillë edhe në krahasimin e fundit që i kërkohet të bëhet mes dy ikonave të futbollit: “Kristiano Ronaldo, – shpjegoi tekniku gjerman gjatë një interviste për spanjollen “Marca”, – mund të tërhiqet në cilin moment të dojë, por ka fituar gjithçka.

 

Ka fituar tituj me klubet (Mançester Junajtidin, Realin e Madridit, Juventusin), me Portugalinë (Europianin dhe Ligën e Kombeve), trofe individualë (5 ‘Topa të Artë’). Ndërsa Mesi duhet t’i japë ende futbollit. Ai nuk ka fituar ende asgjë të rëndësishme me kombëtaren argjentinase.

 

Dhe që kur i ka dhënë lamtumirën futbollit Ksavi dhe Iniesta, nuk ka fituar asgjë të rëndësishme me Barcelonën. Dhe tani, me VAR-in, nuk arrin të fitojë jashtë ‘Camp Nou’-t. Koha nxjerr në pah të vërtetën. Ronaldo është më i miri në botë, Mesi ndoshta është më i miri te Barça”. I qartë dhe i drejtpërdrejtë si zakonisht Klop.

5 ZËVENDËSIMET – Tekniku i kampionëve të Anglisë është një zë i fortë edhe pro rregullit të 5 zëvendësimeve gjatë sezonit të ardhshëm, një rregull që Premier Liga vendosi ta aplikojë vetëm për pjesën e mbetur të sezonit të shkuar pas ndërprerjes prej Koronavirusit, por refuzoi të vazhdonte ta bënte edhe gjatë 2020-’21. Pas humbjes me penallti të Liverpulit të tij në finalen e Superkupës së Anglisë kundër Arsenalit të shtunën, gjermani tha se shpreson që vendimi i marrë një muaj më parë të rishikohej:

“Kemi 38 ndeshje në kampionat në një sezon që është më i shkurtër sesa normali me të paktën një muaj. Kjo i thotë të gjitha. Pastaj janë të gjitha kompeticionet e tjera, kështu që është normale që pesë zëvendësimet të mund të ndihmojnë. Por e imagjinoj që skuadrat e tjera e mendojnë ndryshe. Unë besoj se do t’u bënte mirë futbollistëve dhe do të ndihmonte në nivelin e paraqitjes edhe skuadrat. Por rregullat nuk i bëj unë”.

Pas humbjes së shansit për të fituar trofeun e parë të sezonit të ri, Klop tha se Liverpulit të tij i mungoi goditja përfundimtare: “Në këto ndeshje të duhet goditja finale. Ne duhet të kishim krijuar më shumë raste, por duhet të tregoheshim të kujdesshëm, sepse për shkak të Pierr-Emerik Obamejangut, ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Ne patëm disa momente të mira. E merituam golin e barazimit dhe sigurisht që mund të kishim shënuar më shumë. Por nuk e bëmë këtë, pastaj penalltitë janë një lotari. Urime Arsenalit!

Related posts

Plas te Bayerni “përleshen” në stërvitje dy yjet e skuadrës

Q.Autor

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Myrto Uzuni zhbllokon sfidën ndaj Juventus dhe feston si CR7 (VIDEO)

Delo.autor

Është një nga zbulimet e sezonit, por mbrojtësi i Bayern vendos një rekord negativ

Sadik.Autor

Leave a Comment