Futboll Kategoria Superiore Sport

GODET KASTRIOTI/ Akord me ish-mesfushorin e Skënderbeut. Gati 2 alternativa të bujshme për portën

Pasi iu anulua miqësorja me Apoloninë, Kastrioti zhvilloi të shtunën një ndeshje kontrolli brenda grupit, ndërsa të dielën skuadra u la pushim për të nisur sot programin stërvitor me dy seanca në ditë. Ekipi do të grumbullohet në një resort në Fushë-Krujë, ndërsa të dyja seancat e sotme do të zhvillohen në stadiumin “Redi Maloku”.

Drejtuesit krutanë kanë punuar shumë gjatë ditëve të fundit, dhe sot me skuadrën priten edhe dy lojtarë të tjerë që do të firmosin, por për momentin nuk ka emra, vetëm se bëhet fjalë për një portier që ka luajtur në Superiore dhe një mesfushor me eksperiencë në elitën e futbollit tonë. Sipas burimeve brenda klubit krutan, të dy lojtarët do t’i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës në seancën e paradites.

asion daja skenderbeu

Ndërkohë, “Panorama Sport” zbulon se mesfushori me eksperiencë që pritet sot është Asion Daja, pasi ka pasur bisedime mes palëve dhe akordi është arritur.

PORTA- Amarildo Çekrezi erdhi për të firmosur në Krujë, por nuk ishte e thënë që kjo të realizohej, pasi një pikë në kontratë bëri që të dyja palët të mos binin dakord dhe tashmë Çekrezit i duhet të gjejë ekip të ri, pasi krutanët kanë arritur akord me një tjetër portier dhe ai mund të jetë njëri mes Isli Hidit dhe Alesio Abibit.

hIDI

PËRGATITËSI ATLETIK- Vullnet Manushi lë Kukësin për Kastriotin. Përgatitësi atletik që ka shërbyer në disa skuadra shqiptare në të shkuarën, që prej së shtunës u është bashkuar krutanëve dhe do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Ndreu.

Related posts

E FUNDIT/ Ernest Gjoka braktis “anijen që po mbytet”, dorëhiqet nga Vllaznia

Sadik.Autor

Derbi i Mançesterit vazhdon në merkato për yllin e Bayern

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Red Bull e nis mbarë në Meksikë, Verstappen dominon provat e lira

Delo.autor

Leave a Comment