Futboll La Liga Sport

“NA PRET GUARDIOLA…”/ Messi i ka telefonuar Neymar përpara se t’i komunikonte lamtumirën Barcelonas!

Lionel Messi larg Barcelonas! Ajo që mund të mendohej dhe parashikohej as në makthet më të errëta të gjumit, po ndodh… Por, cila do të jetë e ardhmja e numrit “10” argjentinas. Sipas lajmit sensacional nga ESPN në Brazil, para se të kërkonte përfundimin e kontratës me Barcelonan përmes Burofax, “La Pulce” i ka telefonuar mikut të tij Neymar duke i kërkuar brazilianit nëse  do të ishte dakord të shkonin së bashku për të luajtur te Manchester City. “Na pret Guardiola…” thuhet ti ketë thënë numri “10” yllit brazilian të PSG! Por, jemi ende te fantazia dhe te hipotezat

Një revolucion i bujshëm në tregun e transferimeve i cili është pasuruar kështu nga lajmet e reja të raportuara nga Jorge Nicola. Manchester City është klubi favorit për goditjen e shekullit. Në fakt, nëse largimi i Lionel Messit nga Barcelona do të ishte zyrtar, anglezët do të konsideronin mundësinë për t’i ofruar argjentinasit një kontratë afatgjatë, e cila do ta shihte atë të transferohej te New York City (satelit i familjes nga Etihadi) pas 3 vjetësh në Premier League.

Related posts

NGA FAVORITI NË CHAMPIONS TEK KRAHASIMI MESSI-CR7/ Capello: Është një nga favoritët kryesorë, me atë në sulm…

Delo.autor

Milani insiston: Nuk lëvizim nga “San Siro”

Q.Autor

PAMJET E FRIKSHME/ Shikoni ndërhyrjen prej “killeri” të portierit

Delo.autor

Leave a Comment