Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Irlanda-Zvicër, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Irlanda dhe Zvicra do t’i matin forcat nga ora 20:45, sfidë e vlefshme për Grupin D të kualifikimeve për Euro 2020.

Pas katër ndeshjeve, Irlanda është e para dhe ka grumbulluar 10 pikë. Kurse Zvicra ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje deri më tani, renditet e treta dhe ka grumbulluar katër pikë.

Granit Xhaka, që tashmë është kapiten i parë i Zvicrës, do ta udhëheqë skuadrën edhe kundër Irlandës.

Albian Ajeti është në stol për këtë ndeshje, kurse Xherdan Shaqiri nuk është ftuar fare, për arsye që s’janë zbardhur krejtësisht, pasi shqiptari dëshiron të punojë më shumë me Kloppin për të ndryshuar situatën e tij te Liverpooli.

 

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura.

Nis sfida

LIVE/ Irlandë-Zvicër 0-0

Related posts

LIVE/ Milan-Bologna, Suso kalon “Kuqezinjtë” në avantazh

Delo.autor

Arsenal shfaq interes për anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele

Sadik.Autor

PËSOI ATAK NË ZEMËR PARA PAK MUAJSH/ Iker Casillas merr vendimin e papritur, ja surpriza e tij

Delo.autor

Leave a Comment