Futboll Seria A Sport

NË PRITJE TË “PLESHTIT”/ Inter vesh zikaltër yllin e Serisë A. Gati edhe afrimi i mesfushorit të Premier…

Ndërkohë që populli interist shikon “Suning” që shfaq hijen e Mesit në “Duomo” dhe ëndërron, klubi ka bërë blerjen e dytë të verës. Pas Ashraf Hakimit, është thuajse gjithçka e kryer për kalimin e Sandro Tonalit. E ka zbuluar edicioni i djeshëm i “Corriere della Sera”, që shtyhet më tej, duke u shprehur se akordi mes klubit zikaltër dhe Breshas tani ka arritur në detaje.tonali.brescia.2019.20.750x450

Aq sa, të hënën në mbrëmje lojtari do të zbarkojë në Milano. Dështon në këtë mënyrë tentativa e Milanit… Shifrat finale? Rreth 35 milionë euro në total mes huazimit 10 milionësh dhe detyrimit të blerjes në 2021-shin për 25 milionë. 20-vjeçari i ka dhënë prej kohësh fjalën e tij Interit dhe ishte arritur prej kohësh akordi katërvjeçar edhe me menaxherin Boco, për një pagë prej 2.5 milionë eurosh me ngritje.

NDOMBELE – Bëhen gjithmonë e më intensivë kontaktet e merkatos mes Interit dhe Totenhemit. Të dyja klubet në fakt po mendojnë një maksishkëmbim të ngjashëm me atë që u pa mes Juventusit dhe Barcelonës për Pjaniçn dhe Arturin: emrat më të nxehtë janë ata të Milan Shkriniarit dhe Tangë Ndombelesë. Mbrojtësi sllovak është prej kohësh në listat e dëshirave të Zhoze Murinjos (që në kohën kur portugezi drejtonte Mançester Junajtidit), i detyruar edhe të kërkojë një zëvendësues për Jan Vertongenin që u dha përfundimisht lamtumirën “Spërsave”.

murinjo ndombele

Ndërsa mesfushori francez konsiderohet nga Antonio Konte përforcimi ideal për repartin qendror zikaltër, aq sa mendohet të ketë qenë një nga emrat e parë të përmendur nga trajneri në momentin e firmës vitin e kaluar.

AKSI ME LONDRËN – Mundësia për të gjeneruar edhe një plusvalencë në një periudhë ngushtimesh ekonomike po bën idenë e një marrëveshjeje të mundshme joshëse për të dyja palët. Në tavolinën e bisedimeve janë vendosur edhe profile të tjera: për shembull ata të Marselo Brozoviçit dhe Ivan Perisiçit nga ana e Interit dhe ai i Musa Sisokosë nga Totenhemi. Gjithsesi pista më e nxehtë e aksit Milano-Londër është ajo mes Shkriniarit dhe Ndombelesë.

Related posts

ANALIZA/ Kriza pa fund e Milanit, ja shkaqet dhe rrugëdalja

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Myrto Uzuni gjen rrugën e rrjetës edhe me Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

Realizon supergol nga 60 metra, Xhevahir Sukaj i lë pa mend të gjithë (video)

Sadik.Autor

Leave a Comment