Futboll Seria A Sport

JUVENTUS SOT NGREN TITULLIN E 9 RADHZI/ Në javën e fundit do të luhet edhe për… milionat

Sot Seria A do t’i dorëzojë Juventusit, ekipit kampion të sezonit 2019-’20, trofeun e Serisë A. Ceremonia do të zhvillohet në tribunën “Gianni dhe Umberto Agnelli” të stadiumit “Allianz Stadium” pas ndeshjes me Romën, në prezencë të Paolo Dal Pinos dhe Luixhi de Siervos, respektivisht presidenti dhe administratori i deleguar i Serisë A dhe Luka Josit, drejtorit të strategjisë së brendit dhe marketingut të sponsorit “Tim”.

Kupa e kampiones së Italisë, e ideuar në vitin 1960 nga Etore Kalveli, medalist dhe skulptor me famë ndërkombëtare, mbështetet te një bazament guri i fortë me ngjyrë blu dhe në qendër ka një unazë të artë. Së fundmi, ajo është rimodeluar duke e dërguar lartësinë e saj në 58 cm ndërsa peshën në 8 kg. Në trofe janë shkruar normalisht të gjithë emrat e ekipeve fituese të titullit, duke nisur prej sezonit 1960-’61. Prej vitit 2005, skuadra kampione e merr trofeun direkt në fushë në përfundim të kampionatit. Sot ajo do të ngrihet për herë të nëntë radhazi nga kapiteni i Juves, Kielini.

Seria A e ka përcaktuar ekipin kampion, por edhe katër vendet që shkojnë në Champions për këtë sezon, megjithatë edhe në javën e fundit do të luhet për shumë miliona, madje për çdo vend në klasifikim, sepse ndryshe ato përkthehen në të ardhura. Nga vendi i dytë deri tek i katërt luhen jo pak, por një diferencë prej 5.2 milionë eurosh, kështu që Interi, Atalanta dhe Lacio e kanë motivin për të dhënë gjithçka në ndeshjen e fundit.kosta juventus

Juventusi do të fitojë 23.4 milionë euro për titullin, vendi i dytë 19,4 milionë; i treti 16,8 milionë dhe pastaj si më poshtë: 14,2 milionë; 12,5 milionë; 10,9 milionë; 9,3 milionë; 8,3 milionë; 7,4 milionë; 6,3 milionë; 5,5 milionë; 5 milionë; 4,6 milionë; 4,1 milionë; 3,6 milionë; 3,2 milionë; 2,8 milionë; 2,2 milionë; 1,6 milionë; 0,9 milionë.

Related posts

Manchester City bën ‘çmendurinë’ e radhës, kërkon shkëmbimin Aguero-Griezmann

Q.Autor

​Guardiola pas humbjes nga Liverpooli: Ende s’ka përfunduar asgjë për titull, ka shumë ndeshje të vështira

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment