Futboll Seria A Sport

VAZHDON KRYESIMIN E KAMPIONATIT/ Juventus mposht Genoan me 3 super gola

Juventus ka mundur 3-1 Genoa-n në transfertë dhe është kthyer të kryesojë kampionatin me një avantazh prej katër pikësh ndaj Lazio-s, që kishte shkuar përkohësisht një pikë larg pas fitores me përmbysje kundër Torino-s.

Takimi i luajtur në Marassi, i vlefshëm për javën  e 29-të, është vendosur në pjesën e dytë, me katër golat që janë realizuar në harkun e 26 minutave.

Ka qenë Dybala që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 50-të me një aksion të bukur individual. Cristiano Ronaldo ka dyfishuar avantazhin e bardhezinjve shtatë minuta më mbrapa me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Goli i tretë i bardhezinjve është shënuar nga Douglas Costa në minutën e 73-të. Braziliani ka gjetur rrjetën me një goditje spektakolare me të majtën nga jashtë zone.

Vendasit janë kundërpërgjigjur tri minuta më mbrapa me Pinamonti-n, sulmues i huazuar nga Inter-i, i cili ka fiksuar shifrat në 3-1.

Related posts

Shqipëria U-21/ Alban Bushi fton sulmuesin e Skëndijës së Tetovës

Sadik.Autor

ATALANTA VENDOS/ Ja ku do të luajë Berat GJIMSHITI sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

PUBLIKOHEN PAMJET/ Lorik Cana nis pushimet përrallore me familjen në Dubai (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment