Futboll La Liga Sport

NUK LUAN NË LIGËN E KAMPIONËVE/ Futbollisti i Juventusit: Jam i zhgënjyer me veten, do të shkruajmë akoma historinë

Mesfushori i Juventusit Sami Kedira nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Mauricio Sarri së bashku me shokun e skuadrës Dagllas Kosta për shkak dëmtimi.

Futbollisti gjerman ka reguar në rrjetet sociale duke shprehur zhgënjimin për faktin se ka humbur një pjesë të rëndësishme të sezonit, por këmbëngul se do të vazhdojë të luajë për bardhezinjtë për të plotësuar ciklinin e sukseseve.

“Një sezon shumë i ashpër për mua! Jam i entuziazmuar për suksesin e klubit për titullin e nëntë kampion, por që prej dhjetorit jam i zhgënjyer shmë. Dy dëmtime më lanë të luaja vetëm 18 ndeshje. Pres më shumë nga vetja. Më besoni, po punoj dhe po stërvitem fort për të qenë sërish në maksimumin tim. Që kur kam ardhur këtu para 5 vitesh kishim një cikël të suksesshëm dhe kemi ende një trofe për të fituar. Do të jap gjithçka për t’u kthyer në formën më të mirë. Jam i bindur se do të vazhdojmë të shkruajmë historinë për Juventusin”, deklaron Kedira.

Related posts

KONTRATË 5 VJEÇARE/ Bajerni bind yllin e ekipit me një shifër faraonike

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ GJEORGJISË PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Shaland: Kjo triumf është e skuadrës, pasi…

Delo.autor

LIVE/ Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp nga Torino: Dua TROFE të rinj… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment