Futboll Kategoria Superiore Sport

“PLAS” SËRISH TE TIRANA/ Dy titullarët sherr me grushta pas finales së Kupës

Nuk mjaftoi zënka në stërvitje dy ditë para finales, por edhe dje te Tirana ka plasur grushti. Pak minuta pasi kishte përfunduar takimi ndaj Teutës, te bardheblutë ka pasur një sherr që ka degjeneruar në goditje me grushte mes lojtarëve. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se protagonistë kanë qenë Majkëll Ngo dhe Idriz Batha.

Burime të sigurta pranë skuadrës bardheblu kanë bërë të ditur se lojtarët janë përleshur aq keq, saqë ka qenë shumë e vështirë për t’i ndarë. Personat që ndodheshin afër dhomës së zhveshjes së Tiranës, i treguan gazetës se menjëherë sapo është sinjalizuar për sherrin, ka shkuar në dhomat e zhveshjes presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Një situatë e rëndë, për më tepër që ekipi vjen pas festës së titullit kampion. Mësohet se Halili i ka kritikuar ashpër futbollistët. Ndërkohë, në hollin e stadiumit pas ndeshjes është parë e përlotur edhe drejtorja e klubit, njëkohësisht e bija e presidentit, Goldi Halili.

Related posts

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Vdes trajneri në aksident, plagoset portieri

Isa.Autor

DUKE BËRTITUR E KËRCYER/ Shikoni si tre legjendat anglezë festojnë golin e Stërling

Delo.autor

BARDHI BËHET “HERO”/ Partizani mposht Laçin dhe shikon nga titulli kampion

Isa.Autor

Leave a Comment