Futboll La Liga Sport

PANIK TE BARCELONA/ Trajneri Koeman: Nuk e di nëse Messi do të qëndrojë!

Ronald Koman u prezantua si trajneri i ri i Barcelonës. Çështja më e nxehtë mbetet ajo e Lionel Messit dhe tekniku holandez e ka pranuar se ka një ngërç të madh. Ai nuk e di nëse argjentinasi do të qëndrojë.

“Së pari nëse do ta bindë Messin. E dimë se është lojtari më i mirë në botë dhe natyrisht që lojtarin më të mirë në botë dëshiron ta kesh në ekip dhe jo si kundërshtar. Mua si trajner do të më pëlqente që ta kisha në skuadër. Ai i zgjidh ndeshjet i vetëm.

“Sigurisht që dua të qëndroj me ne, që nga sot do të flas me të dhe do të vendosim për të ardhmen. Ai është kapiteni dhe sigurisht që do të flasim. Në rastin e Messit shpresojmë të qëndrojë.

“De Jong? Është lojtar shumë i mirë thjeshtë duhet të keqtë qetësinë e duhur për të luajtur. Humbja me Bayernin? Ndjeva shumë dhimbje për atë disfatë të rëndë”, – tha holandezi ndër të tjera në prezantimin e tij.

Related posts

Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Rezultat historik në Serbi, Alban Beqiri në gjysmëfinale të Botërorit të boksit

Delo.autor

EPISOD I SHËMTUAR TEK RANGERS/ Kapiteni i ekipit të Grezdës “kapet për fyti” me tifozin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment