Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Pleshti” telefonon Neymar: Do vish te ne, nuk ke punë tek…

“Do vish te ne, nuk ke punë te Reali i Madridit”. Këto kanë qenë pak a shumë fjalët që Lionel Messi i ka thënë Neymarit menjëherë sapo është zbuluar interesi maksimal i Los Blancos për brazilianin.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” e ka të pamundur të pranojë që një “ish” i Barçës me të cilin ka ndarë momente lavdie dhe zhgënjime të jetë në krahun tjetër të El Classicos dhe jo me fanellën blaugrana.

E përditshmja madrilene “Marca” ka zbuluar se ka pasur një telefonatë mes numrit 10 të katalanasve dhe sulmuesit të PSG dhe argjentinasi ka qenë i qartë në fjalët e tij.

Në çastin kur në vitin 2017-të Neymar u largua në drejtim të PSG u përfol se një nga arsyet ishte Messi dhe fakti që tek Barça “La Pucla” do të ishte gjithnjë violina e parë, por koha ka treguar se nuk ka pasur asnjë krisje mes të dyve përkundrazi kanë një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore së bashku edhe me Suarez.

Edhe dëshira e 27-vjeçarit është të rikthehet tek blaugranët dhe jo të nënshkruajë me klubin 13 herë kampion të Europës.

Për të kënaqur edhe vetë futbollistin po përflitet orët e fundit që PSG është duke diskutuar me Barcelonën dhe akordi për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” nuk është shumë larg konkretizimit.

Related posts

Gattuso kritikon sulmuesin: Silva duhet të përmirësohet

Sadik.Autor

Tottenahmi shfaq interes për Andre Gomesin e Barcelonës

Sadik.Autor

LA LIGA AKUZA KUNDËR BARÇËS/ Laporta: Duan të na dëmtojnë, do jemi të ashpër

F.autor

Leave a Comment