Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ “Demat” nisin bisedimet me ish-lojtarin e Kombëtares…

Partizani në sezonin e shkuar pjesën dër rmuese të parametrave i pati negativ. Reparti mbrojtës ka qenë më solidi në Kategorinë Superiore në sezonet e fundit, gjë e cila nuk ndodhi në edicionin e fundit. Mbase në rezultatet negative të vitit të shkuar ka ndikuar edhe brishtësia e repartit mbrojtës, pasi 40 ishin golat e pësuar.

ajeti

Gjatë vitit të shkuar shumë eksperimente u bënë në këtë repart, kryesisht në qendër të mbrojtjes, ku Egzon Belica provoi të luajë me disa partnerë në qendër. Duke parë problemet e sezonit të shkuar në këtë repart dhe largimet në qendër të mbrojtjes, përforcimi i këtij sektori mbetet prioritet. Ndaj drejtuesit e kuq e kanë nisur punën për kompozimin e gjithë repartit difensiv, ku vetëm Belica shikohet si i palëvizshëm.

Qendra e mbrojtjes shikohet jetike, ndaj për të pasur një prapavijë të sigurt, drejtuesit po mundohen të afrojnë emra me peshë. “Panorama Sport” ka mësuar se në listën e dëshirave për qendrën e mbrojtjes është edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili për fatin e mirë të Partizanit ka dalë lojtar i lirë. Nga burime pranë të kuqve bëhet me dije se drejtuesit janë vënë në lëvizje për të bindur mbrojtësin 26-vjeçar, i cili më herët është lakuar edhe te Tirana.

Arlind Ajeti

Të gjithë i dinë vlerat që mbart Ajeti, dhe nëse Partizani arrin ta afrojë, i bie që mbrojtja të kthehet në identitet. Burime pranë klubit bëjnë me dije se bisedimet me Ajetin janë në rrugën e duhur, por finalizimi i marrëveshjes varet nga përgjigja që KAS-i do t’i japë Partizanit për merkaton, të cilën ua ka bllokuar FIFA për një vit. Në 6 muajt e fundit Ajeti ka qenë pjesë e danezëve të Veljes, por në përfundim të kampionatit është larguar nga klubi ku luan edhe ish-mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani.

Related posts

NGA MBROJTJA NË SULM/ Rrahmani bën çdo gjë që Verona të fitojë (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Manchester City në avantazh, Sterling shënon me shpejtëzi ndaj Watford

Q.Autor

RENDITJA HISTORIKE/ Klubi i Serisë A në pesëshen e më të mirëve të Champions League

Delo.autor

Leave a Comment