Futboll Sport

“KAM NDËRHYRË TEK INFANTINO TË JAPË “TOPIN E ARTË”/ Rummenigge: Formati i ri është super, “Pleshti”…

Karl-Heinz Rummenigge foli për herë të parë që nga momenti që Bajerni kaloi në çerekfinalen e Champions-it. Numri dy i klubi gjerman tregon planin për kalimin në gjysmëfinale, merkaton dhe bisedën me presidentin e “FIFA”-as për “Topin e Artë” ku Leva është favorit.

Si po i përjetoni këto ditë para përballjes me Barcelonën?

Sigurisht që janë ditë plot me tension, edhe pse mund të them që është një lloj tensioni i mirë. Përballje të tilla janë gjithmonë të veçanta, edhe pse nuk do të jetë një ndeshje normale për shkak se luajmë pa tifozë në një fushë neutrale. Gjithsesi, jam i bindur që do të jetë një ndeshje spektakolare.

Çfarë mendon Kalle për Mesin?

Kam shumë respekt për të. Ai ka diçka të veçantë, që askush nuk e ka në këtë planet. Mesi mund të fitojë një ndeshje i vetëm, ai e ka vërtetuar këtë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Napolit. Është një lojtar të cilin duhet ta ruash me kujdes, por në të njëjtën kohë, edhe ta shijosh teksa luan. Nëse do ta neutralizonim të premten, do të ishte një plus i madh për ne.

Pak javë më parë thatë se do të flisnit me Infantion (presidenti FIFA-as) për “Topin e Artë”, çfarë ndodhi?

Po, është e vërtetë, kam folur me Xhanin dhe kemi biseduar për çështjen e “Topit të Artë”. FIFA po mendon seriozisht për ta dorëzuar atë në fund të vitit.

Të flasim për merkaton, çfarë do të bëhet me Kutinjon, Tiagon dhe Alaban?

Për Kutinjon mund të them se nuk do të jetë më një lojtar i Bajernit. Kemi kaluar çdo afat për të dhe tani presim vetëm që ai të luajë ndeshjet e mbetura në Champions. Blerja e tij do të ishte e pamundur në këtë kohë për shkak se kushton shumë. Pandemia na ka lënë me pasoja dhe kjo nuk është më një sekret. Për Alaban jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje. Ai do të qëndrojë te ne dhe klubi do të njëjtën gjë. Mendoj që gjithçka do të qartësohet pas Champions-it.

Për momentin nuk dua të bëj asnjë lloj deklarate shtesë pasi kjo nuk do t’i shërbente skuadrës. Për Tiagon po presim oferta nga klubet që janë të interesuara për ta blerë. Ai mund të ikë, nëse një ofertë e mirë do të vijë. Lojtari ka shprehur dëshirën për të provuar diçka të re dhe ne nuk duam të mbajmë lojtarë që nuk kanë dëshirë të vazhdojnë me ne.

Kohët e fundit kanë dalë zëra që jeni pro ndryshimit të formatit të Champions-it, sa e vërtetë është kjo?

Në fakt, për këtë gjë kemi folur edhe më përpara. Është diçka që po mendohet t’i propozohet UEFA-as për sezonet e ardhshme. Ideja është që të rrisim numrin e ndeshjeve në grup për të reduktuar ato në fazën me eliminim direkt. Kur vjen në këtë fazë lojtarët janë shumë të lodhur dhe për të shkuar deri në fund duhet pak më shumë “mish në kocka”.

Mendoj që një ndeshje me eliminim direkt është më mirë se dy. Do ta bënte më interesante dhe tërheqëse garën. Kur të bëjmë mbledhjen tjetër me klubet do të bisedojmë më gjerësisht, ideja është që të gjitha klubet të bien dakord për këtë formulë të re.

Domethënë jeni optimist që do të ketë ndryshim?

Ashtu si në çdo fushë të jetës, edhe në futboll duhet herë pas here ndryshim. Mendoj që jemi në rrugën e duhur për të sjellë një risi në Champions.

Related posts

LAÇI-SKËNDERBEU/ Trajneri Starova kërkon pikët e para të sezonit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DEKLARATA E “ÇMENDUR”/ Ish-talenti i Barcelonës: Luaj me klubin më të mirë në botë…

Delo.autor

Ibrahimovic i thur elozhe talentit të Bayern: Ka një të ardhme të madhe përpara

Isa.Autor

Leave a Comment