Futboll Sport

NGJARJE E RËNDË/ Humbja ndaj Bochum, kërcënohen me vdekje 3 yjet e Bayern Munich

Humbja ndaj Bohumit në kampionat, ka shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme te Bajerni i Munihut. Ditën e sotme, një lajm tronditës vjen nga Gjermania, teksa 3 yjet e kampionëve në fuqi janë kërcënuar me vdekje.

Bëhet fjalë për Manuel Nojer, Robert Levandovskin dhe Gnabrin. Të 3 këta futbollistë janë kërcnuar përmes një letre anonime e cila kishte mbërritur në zyrat e klubit të St.Paulit.

Sipas Florian Abenseth, zëdhënësit të Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, në deklaratë të dhënë për stacionin televiziv Sport1, ekspertët po kërkojnë gjurmë të ADN-së dhe gjurmë gishtash që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të kërcënimit.

Në letër ndër të tjera shkruhet: ‘Mbroni ligën, mbroni sportin futbollin. Djegie dhe vdekje për derrat e pistë të Bajernit’. Klubi gjerman ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin.

Related posts

EDHE MESSI DO E KETË ZILI/ Ajeti spektakël në stërvitje, Bujar Lika “ngjit” këmbët (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Skënderbeu-Tirana: Koha për “hakmarrje” në kampin bardheblu

Isa.Autor

KJO NUK PRITEJ/ Spiunët në “San Siro”: “MESSI rregullisht në fushë me BARÇËN”

Isa.Autor

Leave a Comment