Champions League Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Një kafene në zemër të Tiranës e mbushur me simbolet e Crvena Zvezdës (FOTO)

Një kafene me simbolet e Crvena Zvezdës, në zemër të Tiranës, ka bërë jehonë në faqen zyrtare të klub bardhekuq, si dhe pothuajse në të gjithë mediat serbe.

540x_850_5f44d70a4b2fb

Ky ambient është në pronësi të shtetasit Mileta Dasiç, i lindur në Tiranë por me origjinë nga Mali i Zi. Lokali i tij është i pushtuar nga simbolet e skuadrës së Crvena Zvezdës, duke tërhequr vëmendjen e klubit serb. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit serb, pronari i lokalit, Mileta Dasiç u shpreh:

540милета

“Unë jam me origjinë nga Mali i Zi, por gjyshi më mësoi të flisja serbish kur isha fëmijë. Muzika dhe sportet serbe janë ndjekur gjithmonë në familjen time, dhe dihet që Jugosllavia pati suksese të mëdha sportive, siç bën Serbia tani. Ne kemi ndjekur gjithmonë Yllin e Kuq, në periudhën kur u bë kampion Europe, kishte një ekip jashtëzakonisht të fortë. Skuadra e vitit 1991 ishte vërtet e mahnitshme dhe një rrezik për çdo ekip.

Crvena Zvezda

Kam pasur një dëshirë për të hapur një kafene që në moshë të re. Pasi  sigurova kushtet financat e bëra këtë. Kam shfrytëzuar çdo vizitë në Beograd për të blerë disa flamuj të Crvena Zvezdës  Më vjen mirë që kam mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi, të cilët nuk kanë asgjë kundër angazhimit tim dhe shpesh vizitojnë këtë kafene.  Unë mendoj se do të jetë një lojë e mirë dhe e vështirë, pasi e njoh mirë ekipin e Tiranës, por gjithashtu mendoj që Ylli i Kuq është një ekip më i mirë dhe që ata do të fitojnë sonte”, u shpreh malazezi i lindur në Tiranë.

Related posts

LEGJONARËT/ Derbi SHQIPTARËSH në Amerikë, Gashi mposht Hykën në frymën e fundit

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet turneu i bamirësisë Itali-Greqi. Rezultati 1-0

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus dhe Barcelona në garë, “ndjekin” 2 SUPER LOJTARË nga Franca

Isa.Autor

Leave a Comment