Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Skuadra që fitoi EUROPIANIN më 1992 do të luajë me ekipin e FUTSALLËS

Situatë tepër kaotike te kombëtarja e Danimarkës. Lojtarët janë në një konflikt të hapur me Federatën Daneze të Futbollit për shpërblimet e parashikuara dhe të drejtat e imazhit, ndaj nuk pranojnë të zbresin në fushë.

Si pasoj e kësaj situata, drejtuesit kanë menduar një zgjidhje emergjente dhe me shumë gjasa, Danimarka do të përfaqësohet nga lojtarët e kombëtares së futsallës, në sfidën miqësore ndaj Sllovakisë që do të zhvillohet ditën e nesër dhe ndaj Uellist të diel në takim e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Për të gjithë ata që nuk e dinë, futsalla është një lojë 5-she-5-she, që luhet kryesisht në ambiente të mbyllura.

Klube të Superligës dhe kategorisë së parë nuk janë vënë në dispozicion të Federatës për këto dy ndeshje, ndërsa disa klube të kategorisë së dytë kanë deklaruar se solidariteti është më i rëndësishëm se shansi i marrjes së famës nëpërmjet një, ose dy ndeshjeve ndërkombëtare.

Kështu që ka patur ndershmëri dhe harmoni midis lojtarëve më të mirë në Danimarkë në mbështetje të lojtarëve të kombëtares. Ndaj e vetmja zgjidhje është përfshirja e lojtarëve të futsallës.

DBU vitin e kaluar kishte anuluar një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës për ekipin kombëtar të femrave kundër Suedisë, edhe për shkak të mosmarrëveshjes së kontratës, ndërsa këtë herë problemi është me kombëtaren e meshkujve.

Related posts

Nga ferri në parajsë, më i miri i ‘France 2016’ do ta shikojë Botërorin nga TV

Sadik.Autor

NJË GOL PËR REKORD/ Shënohet për 13 sekonda pa prekur topin (VIDEO)

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Liverpool-Everton. Rezultati 5-2

Delo.autor

Leave a Comment