Futboll Seria A Sport

“PO SARRIN DO TA SHKARKOJNË?!” Conte padit gazetën pas lajmit të bujshëm dhe premton

Conte i xhindosur, shpërthen pas lajmit të sotëm të “Repubblica” mbi kontaktet me Juventusin dhe pyetjes “a do ta shkarkojnë vërtet Sarrin” që sipas gazetës trajneri zikaltër i ka bërë një drejtuesi bardhezi në telefon…

“Lidhur me artikullin e botuar sot në Repubblica.it unë mohoj kategorikisht të kem biseduar zyrtarë dhe lojtarë të Juventus duke pyetur “a do ta shkarkojnë Sarrin?

“Do të padis atë që shkroi këtë artikull dhe drejtorin e gazetës”.  Antonio Conte e thotë atë në telefon me ANSA, duke shtuar: “Unë u martova me një projekt tre vjeçar me Interin dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time do të punoj shumë dhe të luftoj me gjithë forcën time dhe me gjithçka që është në mundësitë e mia për ta bërë atë një projekt fitues”

Related posts

BESON SE DO TË PRISHË MALLKIMIN NË DERBI/ Flet Refik Halili: Kam besim te çunat, këtë herë…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E “PLESHTIT”/ Barcelona e ka ndarë mendjen për Messin, ja vendimi për të ardhmen

Delo.autor

Manchester Unitedi afër transferimit të dy lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment