Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGË/ “Pitbulli” Abrashi rigjen golin, vjen në formë para ndeshjeve të kombëtares (VIDEO)

Freiburgu po zhvillon fazën përgatitore para fillimit të Bundesligës. Amir Abrashi zbriti në fushë në ndeshjen miqësore ndaj St. Gallen të fituar me rezultatin 1-3. Mesfushori shqiptar arriti të gjente golin e avantazhit për skuadrën e tij.

“Pitbulli” dërgoi topin në rrjetë në minutën e 107′ duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në sfidën kundër zviceranëve. Abrashi po luan prej vitesh me skuadrën e Freiburgut. Ai është një nga beniaminët e këtij ekipi.

Trajneri Edy Reja e ka ftuar mesfushorin dhe për ndeshjet miqësore kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë. Shtatshkurtri mbetet një nga senatorët e skuadrës sonë kombëtare. 30-vjeçari pritet të ndihmojë shumë dhe futbollistët e rinj.

Related posts

Flamurtari i “pathyeshëm”, në Kukës provë force

Q.Autor

GJITHMONË UNIK/ Messi si Nusret: Videoja e tij është bërë virale në Internet (PAMJET)

Isa.Autor

Surpriza, kompania CVC dhe Ecclestone kërkojnë të blejnë Moto GP

Sadik.Autor

Leave a Comment