Futboll Kategoria Superiore Sport

“DUHEN LOJTARË CILËSORË PËR PARTIZANIN”/ “Gardiani” Hoxha: Doja që Tirana të kualifikohej, më bëhet qejfi për…

Kapiteni i Partizanit Alban Hoxha thekson se të kuqtë kanë nevojë të përforcohen me lojtarë cilësorë për sezonin.
alban hoxha
Në një prononcim për “Supersport”, gardiani i të kuqve theksoi se merkatoja e fortë e skuadrave rivale e shtyn Partizanin të angazhohet më tepër në merkato, por duhet pritur vendimi i KAS-it për çështjen “Çinari”.

Për sa i përket ecurisë së skuadrave shqiptare në kompeticionet europiane, Hoxha u shpreh i gëzuar për përparimin e ekipeve tona. 32-vjeçari shtoi se do të dëshironte që edhe Tirana, rivali i përjetshëm i Partizanit,  të eliminonte Crvena Zvezdën nga Liga e Kampioneve
Ilir Daja
“Partizani nën drejtimin e Ilir Dajës – Stërvitjet janë nga dy herë në ditë të rënda, megjithatë unë e njoh trajnerin Daja. Kam punuar shumë shumë vite para me të. Është korrekt, do seriozitet në punë. Këtë mundohet ta shfaqë dhe ta kërkojë te lojtarët erinj që  janë bashkuar ekipit.
Partizani
Merkato – Sytë tanë janë te merkatoja. Ka nevojë për përforcime, sepse kemi pasur shumë largime. Të rinjtë besoj do luajnë këtë vit, por duhen lojtarë me eksperiencë, duke parë që edhe ekipet e tjera janë përforcuar.

Objektivi -Në këto momente është shumë e vështirë, nuk mund tgë them asgjë. Nëse do hapet merkato dhe do vijnë ata lojtarë që duam, atëherë do të mund të flasim për objektivat.
liga e europes
Ekipet shqiptare në Europë – Më bëhet qejfi që skuadra shqiptare po kalojnë turet. Është gjë e mirë, sepse vlen si reklamë për futbollin tonë dhe rritet cilësia. Do të doja që Tirana të kalonte Crvena Zvezdën, megjithatë 3 skuadra u kualifikuan mu bë qejfi, por shpresoj të vazhdojnë kështu jo vetëm tani këtro ekipet qe kaluan turet, por edhe në vazhdim duhet të ketë sa më shumë skuadra sepse rriten të ardhurat për futbollin shqiptar”, u shpreh kapiteni i Partizanit Alban Hoxha.

Related posts

Conte-Mourinho, vijon lufta në distancë mes tyre, italiani e tepron

Q.Autor

DYSHJA ICARDI-KEAN NUK OFROJNË GARANCI/ Juventus kërkon përforcime në sulm, ja dilema e vetme…

Delo.autor

“SARRI U VETËVRA TEK JUVENTUS”/ Legjenda Sacchi: Derbi do jetë i bukur, Conte jep jetën për…

Delo.autor

Leave a Comment