Futboll Seria A Sport

RËNDËSIA E CR7 TEK JUVENTUS/ “Mbledhje” me Pirlon dhe drejtuesit pas stërvitjes! (VIDEO)

Stërvitjet e Juventusit për të përgatitur sezonin e ri futbollistik kanë nisur në shenjën e Andrea Pirlos, trajnerit të përzgjedhur nga presidenti Agnelli për një cikël të ri pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

Grumbullimi ka nisur në Continassa, edhe pse me disa mungesa të vogla shkak dëmtimesh, por disa lojtarë janë edhe me një këmbë jashtë, pra në pritje për t’u larguar. Trajneri i ri, në debutimin e tij në pankinë, edhe pse për mediat tha se nuk kam biseduar me Ronaldos përveç se i dhashë “orarin e stërvitje”, në fakt është kapur nga video në fund të seancës stërvitore teksa bisedonte me Paratici, Nedved dhe pikërisht me Ronaldon në krah.

Kjo për të theksuar se CR7 dhe rëndësia e tij në çdo argument të lidhur me ekipin e Juventusit është thelbësore…

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Atletico mposht Barcelonën dhe shkruan historinë. “Katalanasit”në rënie të lirë

Delo.autor

KATARI NGA A-JA TE Z-JA/ Nga historia te pasuria, ligji “Kafala” që tremb të gjithë punëtorët e zonës. Ja çfarë duhet të dini

F.autor

Foto Strakosha krenar për Tomin: Është më i mirë se unë, ja kur më kanë ikur 10 vite jetë prej tij

Sadik.Autor

Leave a Comment