Futboll Kategoria Superiore Sport

Partizani drejt Vlorës si kryesues, me një dilemë të madhe

Tre fitore rresht, 8 suksese në 9 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe Partizani duket se ka gjetur rrugën e duhur këtë sezon, duke menduar më shumë për të luajtur futboll, sesa për polemika e ankesa.

Këtë të premte e ka radhën një transfertë delikate në Vlorë, aty ku sezonin e shkuar bilanci nuk ishte fort i mirë, duke përfshirë edhe eliminimin nga kupa, por gjithsesi në vizitën e fundit në muajin maj trimfuan të kuqtë.

Tani Partizani shkon në Vlorë si kryesues dhe përballë ka një rival me probleme, ndaj synimi është fitorja që do të shtonte presionin mbi Skënderbeun ndjekës.

Megjithatë, trajneri Skënder Gega ka një problem para këtij takimi, sepse kapiteni Alban Hoxha është në dyshim të madh. Portieri ekspert humbi kombëtaren për shkak të një dëmtimi që e bezdis prej kohësh dhe nuk është stërvitur ditët e fundit, ndaj gati ta zëvendësojë është Dashamir Xhika, i cili luajti edhe para një muaji në fitoren 2-1 ndaj Luftëtarit.

Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të trajnerit, i cili ka edhe disa dyshime në sulm, ku duhet të vendosë nëse do të kthehet në formacion ganezi Mensah, i cili me 3 golat e tij në 540 minuta në Superiore është ndër futbollistët më produktivë te Partizani.

Related posts

DIEGO SIMEONE SURPRIZON/ I biri kërkon të trajnohet tek Atletico Madrid por…

Isa.Autor

AS CONTE DHE AS SARRI/ Ja dy emrat që Milani kërkon për zëvendësuesin e Gatussos

Delo.autor

FITOI SUPERKUPËN E SPANJËS/ Ja pozicioni i Ramos në renditjen historike të trofeve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment