Futboll Seria A Sport

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus ofron kartonin e Ramseyt për të afruar sulmuesin…

Juventusi dëshiron të afrojë në merkato sulmuesin e Wolves, Raul Jimenez. Ky i fundit mbylli një sezon mjaft pozitiv dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve. Menaxheri i tij, Jorge Mendes, do ta largojë meksikani nga Anglia.

Kampionët e Italisë janë gati t’u ofrojnë “Ujqërve” kartonin e Aaron Ramseyt për të arritur te sulmuesi. Uellsiani nuk ka bindur në sezonin e tij të parë në Serie A dhe duket se kampionati italian nuk po i përshtatet.

Ai mund të rikthehet në Premier League, aty ku e ka oazin e tij, ndërsa në krahun tjetër Jimenez dëshiron një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Meksikani është dhe një dëshirë e portugezit Cristiano Ronaldo.

Related posts

MERR FUND PRITJA/ Ronaldo “SHPËRTHEN” portën me një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Një gjerman është futbollisti më i shpejtë i Premier League

Q.Autor

MILAN ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” duan “Kakanë e Gjermanisë”… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment